Kur paligjshmëria godet ligjshmërinë.
Sot, më 12 Nëntor 2018, në Gjykatën e Rrethit Tiranë u shpall vendimi mbi padinë e ngritur nga Ish Sekretari i Përgjithshëm i MAS, ndaj Ish Ministres së Arsimit për periudhën Maj-Shtator 2017.Padia ishte ngritur mbi predendime se deklaratat informuese për shtyp të Ministrisë së Arsimit kishin cënuar intergritetin dhe personalitetin e Tij, dhe i kishin shkatuar “turbullirë shpirtrore”. Për këtë, paditësi kërkonte një dëmshpërblim 40 milion lekë nga e paditura.
Dhe, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të padisë me vlerë dëmshpërblimi 4 milion lekë.
E turpshme!
Në muajin Mars 2018 jam njohur me padinë. U surprizova, sepse isha në pritje të ecurisë ligjore mbi kallëzimet penale që ishin bërë në drejtim të Ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit për shkelje të rënda ligjore dhe shpërdorim detyre. Padia ishte ngritur, pikërisht, mbi të njëjtat ccështje që i isha drejtuar organeve të prokurisë ndaj Tij.
Si autoritet i lartë Kushtetues, Ministri , mbështur në Kushtetutë, Nenin 102, pika 4 ka drejtë të nxjerrë urdhra dhe të marrë vendime.
Bazuar në Ligjin e Nëpunësit Civil, Sekretari i Përgjithshëm, si punonjësi më i lartë i administarës, është i detyruar të zbatojë urdhrin e eprorit.
Por, ccfarë ka ndodhur?
Në muajin Qershor 2017, Ministri i Arsimit pezulloi nga detyra Ish Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, pasi në shkelje flagrante të ligjit dhe thyerje të rregullore së Maturës Shtetore cënoi procesin, duke u futur në ambjentet ku zhvillohej provimi në një shkollë në Krujë, i paautorizuar, dhe duke pasur dhe një konfrotim fizik. Për këtë ak, Prokuroria e Rrethit Krujë filloi një procedim penal “Goditje për shkak të detyrës”. Bazuar në këtë këto fakte, me të drejtën që i njeh Kushtetuta, Ministri e cilësoi si të pabesueshëm këtë zyrtar lartë, pasi veprimet e tij ishin në shkelje të ligjit, dhe, veprimet e tij të çonin në dyshimë të arsyeshme se ishin bërë për favorizim të maturantëve në këmbim të votës në zgjedhjet parlamantare në 25 Qershor 2017.
Por, Ish Sekretari I përgjithshëm shpërfilli urdhrin e Ministrit, dhunoi instuticionin duke hyrë me dhunë në të dhe duke ndërhyrë në dokumentacion në kundërshtim me ligjin.
Edhe pse i pezulluar, edhe pse i shfuqizuar si autoritet kontraktor, asgjë nuk e ndali Ish Sekretarin e Përgjithshëm të nënshkruaj dokumenta të rëndësishme: të prishë një kontratë dhe të lidhë një tjetër me një kompani sigurimi, dhe, të nënshkruaj tenderin disamilionësh të shtypjes dhe botimit të dëftesave.
Si autorite kushtetues, Ministri zbatoi parimin bazë të transparencës së organeve kushtetuese, pra informoi publikun mbi gjithçka ndodhte në instuticionin e tij.
Dhe, për këtë për këtë të drejtë kushtetuese Ministri i Arsimit është paditur.
Por, paditësi e ka ditur shumë mirë rëndësisnë e urdhrit të pezullimit, sepse po të kishte dyshime ai duhej të ndiqte rrugën ligjore:
T’I drejtohej Kryeministrit si organ epror i ministrit për padrejtësinë e urdhrit
Dh, Gjykatës Administrative për paligjshmërinë e ministrit për të nxjerrë urdhra.
Por, ai zgjodhi shpërfilljen e ligjit dhe guxoi me padinë.
Ndërkohë, ministri pasardhës shfuqizoi urdhrin e pezullimit të ministrit paraardhës, me të drejtën e shfuqizimit të akteve administrative që ia njeh ligji. Ky vendim dëshmon, qartazi, që shtetasi Plarent Ndreca ka qenë i pezulluar nga 14.06.2017deri më 26.09.2017.
Vendimi i sotëm i ka hapur rrugë një precedenti të rrezikshëm: goditjes së ligjit, goditjes së Ministrit si autoritet Kushtetues.
Nuk është e qartë, në fakt, se cili është metri i përdorur që ka ndryshuar shumën nga 40 milion në 4 milion.
Vetingu, në dukje, ka si qëllim të pastrojë gjygjtarët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë, por realisht ,duket, se po shërben si instrument për të shantazhuar gjygjtarët me qëllim dhënien e vendimeve në favor të qeverisë.
Dhe, ky gjygj politik dëshmon qartë se si nëpërkëmbet Ministri që nuk i përket forcës në pushtet, dhe, si shpërblehet dhe i jepet e drejta zbatuesit të urdhrave të pushtetit.
Paligjshmëria godet ligjshmërinë, dhe, në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës fitues duhet të jetë ligjshmëria.
Por, fatkeqësisht, Shteti i së Drejtës ka rënë, dhe, vëndin ia ka zënë arbitrariteti, pandershmëria dhe paligjshmëria.
Por, beteja për të drejtën vazhdon. Ajo është në rrugën e saj dhe i takon triumfi.