InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025
in Aktualitet
A A
Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, në Tropojë.

Pas shembjes së 8 objekteve të enjten, autoritetet kanë planifikuar rrëzimin e të paktën 12 strukturave të tjera, të ndërtuara me betonarme ose si ngrehina pa leje.

Banorët dhe sipërmarrësit lokalë të Valbonës shprehin shqetësim se ndërkohë që qeveria sheh me fadroma për objektet e vogla malore, investimet e mëdha në zona bregdetare dhe urbane, shpesh të lidhura me biznesmenë dhe oligarkë, nuk përballen me masa të ngjashme.

Një çift i moshuarish, që jeton prej vitesh në Valbonë, duke folur për Syri Tv, kanë shpërthyer në lot dhe akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa bujtina e tyre tre-dhomëshe, po përgatitet për shembje.

“As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, jemi shqiptarë, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, thotë burri i moshuar.

Ai tregon se ndërtimi është bërë me para borxh, se fëmijët i ka jashtë shtetit dhe kjo bujtinë ishte i vetmi burim jetese.

“Këto i kemi me mund. I kemi paguar gjithçka, edhe dritat. Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha ‘ju ecët mbarë’. E sot, na shembin gjithçka! Me mirë të na kishin pushkatuar!”, shprehet ai.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, me sytë me lot, shton:“Këto shtëpi pa na vra nuk shemben. Janë me lagështirë, me baltë, punojmë për një copë bukë. Këtë vit i bëmë, e e dinim ku ishim. E sot ja ku jemi… pa mëshirë.”

Të dy kërkojnë që qeveria të ndalë këtë masakër të ndërtimeve të thjeshta që i shërbejnë turizmit dhe mbijetesës së banorëve vendas.

Të Lidhura

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025
Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025
Dr. Sokol Frroku, sjell legjislacionin shëndetësor
Aktualitet

Dr. Sokol Frroku, sjell legjislacionin shëndetësor

12 Shtator, 2025
Rikthehet KUVENDI / Nis sot legjislatura e 11-të, një ditë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Aktualitet

Rikthehet KUVENDI / Nis sot legjislatura e 11-të, një ditë pas shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

12 Shtator, 2025
Anëtarja më e pazakontë e kabinetit të ri qeverisës/ Kush është “Diella”, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare
Aktualitet

Anëtarja më e pazakontë e kabinetit të ri qeverisës/ Kush është “Diella”, ministrja e parë digjitale në qeverinë shqiptare

11 Shtator, 2025
Reshje shiu dhe shtrëngata në mëngjes, si parashikohet MOTI gjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Reshje shiu dhe shtrëngata në mëngjes, si parashikohet MOTI gjatë orëve të pasdites?

11 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën
Aktualitet

Vlora plot në shtator, pushuesit: Është më mirë, çmimet u ulën

13 Shtator, 2025

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”
Lifestyle

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”

13 Shtator, 2025

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com