InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
in Opinione
A A
Një dedikim për ty, babi!

Nga Rudina Hajdari

Të humbasësh një prind është pa dyshim një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë njeriu në këtë jetë. Është një dhimbje e pashmangshme, që herët a vonë troket në derën tonë. Mund ta kemi menduar, mund të kemi përgatitur veten në disa raste, por asgjë nuk na bën gati përballë të vërtetës së saj therëse. Sa herë takoj dikë që ka humbur një prind, ndiej menjëherë plagën e tyre.

E ndiej boshllëkun që ata mbartin, sikur shpirti të transportohet në një botë tjetër, në një planet ku nuk njeh askënd. Atje ndihesh i vetmuar, përballesh me veten dhe kërkon dritën për të dalë nga errësira dhe të jetosh edhe një herë nga e para në këtë realitet të ri. Për mua, ky realitet i hidhur nisi shumë herët, plot 27 vite më parë. Që nga ai çast, jeta ime mori një trajtë tjetër, një udhëtim i copëzuar mes kërkimit të kuptimit të jetës, dashurisë dhe vetes.

Përjetova njërën nga dhimbjet më të mëdha ende pa kuptuar ende mirë kufijtë e dashurisë. Në mes të këtij tymi ndjenjash, u largova dhe u ktheva sërish në Shqipëri. Amerika u bë vendi ku ndërtova veten me vlera që ti i doje fort. Sakrifica u bë mënyra ime për të treguar sa shumë të dua, për të ngritur një jetë që ti do ta miratoje me krenari, ashtu siç bëje sa herë merrja një notë të mirë në shkollë dhe ti më ngrije në krahë.

Çdo përpjekje e imja e jetës e kam menduar si një përqafim prej teje. Ato çaste kanë mbetur kujtimet më të bukura që më dhe. Dashuria jote më mungoi si ajri, por mungesa jote më mësoi të dhuroj timen. Të humbësh një prind kur je ende fëmijë është sikur të ecësh krah për krah me botën e përjetshme. Fillon ta shohësh vdekjen jo si fundin e madh, por si një derë ku ndoshta do ta takosh sërish. Në kërkim të çlirimit nga kjo stuhi, fillon e hedh sytë drejt qiellit për të ndier nëse je aty, duke më parë.

Shtresa e qiellit bëhet si një pëlhurë e lehtë që më mbështjell trupin sa herë rëndohem nga ky udhëtim i vështirë. Praninë tënde nuk e ndiej vetëm pranë banesës së fundit. Sa herë vij, më duket sikur hapat e mi nuk e prekin tokën, sikur flladi më ledhaton faqen me prekjen tënde. Lotët rrjedhin vetvetiu, ashtu si ditën e parë kur të pashë të zhyteshe në dhe, duke marrë me vete edhe fëmijërinë time.

Unë të mbaj gjithë kohës me vete. Je në krahët e mi, i padukshëm, brenda meje, dhe aty do të jesh gjithmonë. Do të jesh edhe në zemrën e vajzës sime dhe më vonë. Dashuria ime për ty do të shndërrohet në kujtimin e saj të përhershëm. Çdo 12 shtator e kam parë veten në cepin e shtëpisë duke pritur e përcjellë njerëz të ndryshëm, pa ditur saktë kush ishin shumë prej tyre. Në mendjen time gjithmonë ka qenë një pikëpyetje e madhe nëse dikush prej tyre kishte dorë në këtë dhimbje kaq të madhe. Ky dyshim më ka përndjekur, për mirë apo për keq. Megjithatë, në këtë udhëtim ka pasur edhe momente domethënëse, kur dëgjoja rrëfimet e atyre që i kishe prekur thellë.

Ndër to mbaj mend një histori të rrallë: dikush rrinte vetëm, i heshtur. Kur e pyetën, ai tregoi një ngjarje nga Tropoja, kur në një nga atentatet, makina jote ishte futur në hyrje të një pallati për t’u shpëtuar plumbave. Atë natë, në derën ku trokitje, nuk pranove të hyje brenda nga meraku se mos vije në rrezik familjen e tij. Kërkove një karrige dhe një gotë ujë dhe u ule jashtë në pragun e derës.

Personi që tregonte, i moshuar mes lotësh, tha: “Sikur edhe shtatë jetë t’i kisha, nuk do të bëja kurrë atë që bëri Azemi”. Atëherë nuk i kuptova plotësisht ato fjalë, por e dija se kishin një kuptim të veçantë. I mbajta me vete për t’i kuptuar më thellë dhe për t’i dhënë më shumë kuptim jetës sime. Unë dua që kjo jetë të ketë kuptim, qoftë edhe një çerek të asaj që kishe ti. Vetëm kështu do të ndjehem e plotësuar, sado pak.

Ti ishe i tillë, jetove pak, por arrite shumë. Sido që të ishte, unë nuk do të resht kurrë së thëni: Të dua, babi! Do të jetoj gjithmonë me përpjekjen për të të bërë krenar, sepse kjo është mënyra më e bukur për të ecur përpara, duke marrë me vete kujtimet dhe rrëfimet e atyre që ti i ke ndryshuat jetën, duke i rijesjellë në jetën time të përditshme dhe duke ndërtuar një ekzistencë të re, atë të pranisë së thellë shpirtërore brenda meje. Sepse, në fund të fundit, dashuria që na japin prindërit është drita që na udhëheq në këtë botë dhe ajo dritë nuk shuhet kurrë brenda nesh, kudo që ata janë.

Të Lidhura

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 13 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com