InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
in Opinione
A A
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia


Nga, Lisjana ÇALI

Nga larg, Shqipëria më duket gjithnjë më e vogël.
Jo se malet janë ulur, jo se deti është tërhequr, por sepse është gllabëruar si një copë bukë nga goja e atyre që s’ngopen kurrë.
Ata nuk e matin pushtetin me dashurinë e popullit, por me gjatësinë e hijes që lëshojnë mbi vend. Dhe hije ka gjithkund.

Jemi rritur me ndjenjen e krenarise ne librat e shkolles per figuren e Skënderbeut.
Sot, bijtë e tij të rremë e përdorin flamurin si një perde të kuqe për të mbuluar pazaret e errëta. “Skënderbeu” i sotshem, i tyre është një piktor i vjetër që nuk pikturon male e kala, por vizaton hartat e censurës, ndërsa oborri i tij i oborrtarëve nga Spiropali e deri tek ata që këndojnë lavde në çdo podium rrotullojnë të njëjtën këngë monotone: “Rroftë padroni!”.

Dhe ja ku e kemi… News24 bie nga ekrani si një llampë që fiket jo nga stuhia, por nga duart që urdhërojnë errësirën. Një klikim i butë në tastierat e pushtetit mjafton për të mbyllur një zë që nuk këndon në tonin e tyre. Nga ky vend, fjala e lirë po hiqet , derisa do të mbetet vetëm heshtja e transmetuar 24 orë në ditë.

A do kete fund? Në male, kufijtë vizatohen nga lapsat e zyrave, jo nga gjurmët e brezave që kanë jetuar aty. Nikaj-Mërtur, Theth, Valbonë… nuk janë më shtëpi, janë parcela “shtetërore” gati për t’u falur në emër të zhvillimit. Por zhvillimi që mbyll derën e të zotit nuk është zhvillim është grabitje e veshur me kostum.

Ndërsa njerëzit merren me bukën e gojës, pas dyerve të mbyllura po flitet për fabrika armësh. Po ndërtohen fole çeliku ndërsa shkollat rrënohen, spitalet zbrazën, dhe të rinjtë ikin. E gjitha bëhet në heshtje, sepse heshtja është oksigjeni i pushtetit që ka frikë nga drita.

Ky vend eshte pushtuar se mbrendshmi.
Ky pushtim nuk ka flamur të huaj, ka firmën e vendasve. Nuk vjen me tanke, vjen me buzëqeshje para kamerave dhe me çelësin e zinxhirëve në xhep. Nuk kërkon trofe lufte, kërkon mendje të nënshtruara.

Nga larg, unë e ndjej çdo shuplakë që i jepet lirisë si të më godasë mua. E ndjej kur mbyllet një sinjal, kur shpronësohet një tokë, kur një ekran bëhet pasqyrë për një njeri të vetëm. Ky vend nuk është pushtuar kurrë kaq fort nga jashtë sa është sot nga brenda.

Dhe e di ç’është më e hidhura? Nëse heshtim, fundi i Shqipërisë së lirë do të jetë një pllakë mbi varr ku shkruhet: “Këtu pushon një popull që u mësua të mos flasë.”

Shqipëria nuk është e atyre që mbyllin sinjale dhe shtetërojnë toka për pazare. Shqipëria është e atyre që ndezin drita, hapin dritare dhe nuk e lënë të shuhet fjala. Sepse fjala është fryma e këtij vendi dhe fryma nuk blihet, nuk shitet, nuk mbyllet.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com