Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare Artan Lame.
Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.
Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.
Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
Biografia
Artan Lame ka lindur në Tiranë më 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.
Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.
Funksione shtetërore
1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).