InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Mendo zgjidhjen jo problemin!

28 Mars, 2019
in Kulturë
A A
Mendo zgjidhjen jo problemin!

Një ditë, gomari i një fshatari ra në një pus. E shkreta kafshë, për orë të tëra, bërtiti e ulëriti shumë, ndërkohë që i zoti vinte vërdallë e s’dinte ç’të bënte. Më në fund fshatari, duke menduar se gomari ishte plakur shumë e gati nuk vlente më, ndërsa pusi ishte kot se nuk kishte ujë, mori një vendim: ta mbushte pusin me dhe, duke e varrosur edhe gomarin në të. Për këtë u foli fqinjëve që ta ndihmonin.

Që të gjithë ia nisën punës duke hedhur dhe me lopatë në pus. Gomari i lemerisur nisi të bërtasë e të ulërijë deri në kupë të qiellit. Pastaj, papritur, u qetësua. Fshatarët u habitën disi nga heshtja e gomarit, por vazhduan punën. Pas një kohe, i zoti i gomarit ndali dhe, i habitur, po shikonte brenda pusit: gomari, qetësisht, e shkundëte dheun poshtë vetes dhe hipte mbi të, duke u ngjitur lart e më lart.

Kësisoj, ata hidhnin dhe gomari po dilte nga pusi…
Shumë shpejt, të gjithë, të çuditur, panë se si gomari mbërriti te gryka e pusit. Pastaj, me një kërcim, kaloi murin e ulët dhe ia mbathi trokthi tutje lëndinës.
Kështu kalon jeta, duke të hedhur lloj-lloj dherash përsipër…

Puna është ta shkundësh atë dhe ta përdorësh për të dalë nga pusi. Për secilin nga ne problemi është se si të ngjitet një shkallë më lart. Kësisoj, do të dalim edhe nga gropa të thella, nëse nuk dorëzohemi.
Përdor dheun që të hedhin për të dalë lart!
Mendo zgjidhjen jo problemin!
(E solli në shqip Bajram Karabolli)

Të Lidhura

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane
Aktualitet

Rama: Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës europiane

31 Maj, 2026

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com