InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Protesta e opozitës kundër mbylljes së ‘TikTok’, ja ku do të zhvillohet dhe orari!

11 Mars, 2025
in Aktualitet
A A
Protesta e opozitës kundër mbylljes së ‘TikTok’, ja ku do të zhvillohet dhe orari!

Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij Tik Tok do të zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Tubimi mësohet se do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00.

Thirrje për protestë u bënë nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas vendimit të kryeminstrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.

“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.

Mbyllja e ‘TIK TOK’

Nga mesi i muajit mars, askush nuk do të përdorë më “TikTok” në Shqipëri për 1 vit. Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e kësaj platforme, që do të nisë pas një jave.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila prezantoi vendimin tha se brenda pak ditësh Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën kineze.

“Kemi vendosur për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të ‘TikTok’. Kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me 65 mijë prindër të pyetur në 1300 takime. Janë aspekte që lidhen me sigurinë e fëmijëve ndaj platformave që kanë përmbajtje të pakontrolluar. Në këto takime, me qëllim edhe realizimin e planit të veprimit të ri sa i takon forcimit të mekanizmave të parandalimit të incidenteve që sjellin dhunë fizike, bullizmin apo edhe atë ‘online’, prindërit kanë rekomanduar mbylljen ose kufizimin e ‘TikTok’”, theksoi ministrja në fjalën e saj.

Ajo shtoi se qeveria ka një komunikim të vazhdueshëm me platformën “TikTok” për vendosjen e filtrave të nevojshëm.

“Duke marrë të gjitha faktet dhe elementet që lidhen direkt me sigurinë e fëmijëve, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për ‘TikTok’ për 12 muaj. Periudhë që do të na lejojë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e ‘TikTok’. Jemi në komunikim me ‘TikTok’ sa u takon filtrave, moshës së aksesit, kontrollin prindëror dhe filtrave të domosdoshëm lidhur me të gjitha aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Me këto filtra do të parandalojmë edhe promovimin e sjelljeve që janë të padëshiruara, të cilat vijnë përmes komunikimit në platformën e ‘TikTok’”, tha ministrja

Vendimi i plotë

Dje është publikuar VKM-ja për mbylljen e platformës “TikTok” në Shqipëri, që do të zgjas deri në momentin që kompania do të vendosë filtra.

Po ashtu, në vendim theksohet se kompania duhet t’i vendosë këta filtra në gjuhën shqipe, në mënyrë që të shmangen përmbajtjet e dhunës apo bullizmi në këtë rrjet social.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 1, 139, pika, 2, 174 e 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr.97/2013, ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, si dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.18/2017, ‘Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës’, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit dhe Sportit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e aksesit në platformën ‘online’ ‘TikTok’ në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj, me qëllim shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale në tërësi, kryesisht në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët, që sjellin probleme të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në vendim.

Po ashtu, në vendim thuhet se pas vendosjes së filtrave të nevojshëm nga “TikTok”, mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi.

“Caktimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore sektoriale e nëpërmjet tyre, si dhe autoritetet e tjera, që përfshihen në këtë proces, për të komunikuar e negociuar me përfaqësuesit e platformës ‘online’ ‘TikTok’ dhe me përfaqësues të platformave të tjera ‘online’, për të adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, duke përfshirë: operimin efektiv të sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës, operimit të sistemeve të kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve, shmangien e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhë urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm, përshtatjen e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare”, thuhet në VKM.

Të Lidhura

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com