InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
in Aktualitet
A A
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Timoni.al,ku një fermer nga Lushnja ngre alarmin për një skemë të dyshuar korruptive në ndarjen e fondeve për bujqësinë.

Në dëshminë e tij, fermeri tregon se ka aplikuar në vitin 2025 për të përfituar grant për ndërtimin e serrave, por në vend që të mbështetej nga shteti, ai është përballur me vonesa, sorollatje dhe kërkesa të përsëritura nga punonjësit e AZHBR.

“Që në fillim më sorollatën shumë, më lodhën me letra dhe pritje pa fund, sikur po kërkoja ndonjë favor dhe jo një të drejtë që më takon,” – shprehet ai.

Sipas denoncimit, situata ka marrë një drejtim edhe më të rëndë në momentin e disbursimit të fondeve. Fermerit i është kërkuar një shumë prej 50 milion lekësh cash, nga totali prej 250 milion lekësh që duhet të përfitojë.

“Më thanë hapur që pa i dhënë ato lekë nën dorë nuk kalon asgjë,” – deklaron fermeri, duke shtuar se kjo kërkesë, sipas tij, lidhet me emrin e Ardita Kuci dhe persona të ndërmjetëm.

Ndërkohë, fermeri thekson se serrat i ka ndërtuar me kredi dhe sot ndodhet në një situatë të rëndë financiare.

“Jam futur në borxhe deri në fyt. Ato lekë më duhen për të shlyer kredinë, por nuk mi japin sepse kërkojnë ryshfet. Nuk di çfarë të bëj më,” – thuhet në denoncim.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike në bujqësi dhe mbi presionin që, sipas denoncuesit, u bëhet fermerëve për të paguar ryshfet në këmbim të të drejtave të tyre.

Thirrja e fermerit është e qartë: Institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, duhet të hetojnë menjëherë këtë rast dhe të verifikojnë akuzat.

“Pa i dhënë ‘kafe’, nuk të japin asgjë,” – përfundon ai, në një dëshmi që pritet të sjellë reagim dhe hetim nga organet kompetente.

Lexo denoncimin e fermerit:👇

Pershendetje Timoni,

Jam nje fermer nga Lushnja dhe po te shkruaj se pash lajmin qe kishit shkruar per Ardita Kucin dhe dua te bej nje denoncim se nuk mbahet me kjo gjendje.

kam aplikuar ne vitin 2025 per te perfituar grant per ndertimin e serrave. qe ne fillim me sorollaten shume, punonjesit e AZHBR-se me lodhen me letra me ardhur e me ikur, duke prit me ore te tera, sikur po kerkoja dicka personale dhe jo te drejten time.

ne fund kur erdhi puna per te marre leket qe me takonin, me thane qe duhet te jap 50 milion lek cash nga 250 milion qe do te perfitoja. pra pa i dhene ato leke nen dore nuk kalon asgje.

serat i kam ndertuar me kredi dhe jam futur ne borxhe deri ne fyt. po pres ato leke qe sipas ligjit me takojne qe te shlyej kredine por nuk mi japin sepse kerkojne 50 milion lek. keto leke i kerkon Ardita Kuci me sekseret e saj.

jam ne gjendje shume te veshtire, nuk di cfare te bej me. kjo eshte padrejtesi e madhe, ne vend qe shteti te na ndihmoje neve fermereve, na kerkojne ryshfet.

ju lutem publikojeni dhe denoncojeni kete rast se deri ketu ka arritur puna ne AZHBR. pa i dhene “kafe” nuk te japin asgje./Timoni.al

Të Lidhura

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026
PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026
“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

TË FUNDIT

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com