InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit

8 Mars, 2026
in Bota
A A
Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit

SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit,” kështu u shpreh Donald Trump në samitin “Mburoja e Amerikave” në Miami të Floridës, ku presidenti u mburr për forcën e treguar nga SHBA-të.

Drejtuar një sërë udhëheqësish të Amerikës Latine, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se forcat amerikane kanë rrëzuar “42 anije të marinës” brenda tre ditësh, si dhe forcën ajrore dhe telekomunikacionin iranian.

Trump e përshkroi operacionin si një sukses të madh dhe tha se sulmet kishin dhënë një goditje vendimtare aftësive ushtarake të Iranit, ndërsa shtoi se lufta është “një shërbim që ne po i ofrojmë, jo Lindjes së Mesme, por botës.”

Po ashtu, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi edhe një herë se sulmet nuk do të ndalojnë derisa Irani të dorëzohet pa kushte.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se 28,000 qytetarë janë kthyer shëndoshë e mirë në SHBA nga vendet e Lindjes së Mesme që kur nisën sulmet më 28 shkurt.

Më herët, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u kërkoi falje vendeve fqinje për sulmet, duke theksuar se Irani nuk synon pushtimin, por bashkëpunim dhe qetësi.

Ndërkohë, sulmet kanë vijuar, pasi një dron goditi aeroportin e Dubait, çka solli pezullimin e përkohshëm të fluturimeve vetëm pak orë pasi Irani kërkoi falje. Nga videot e filmuara nga dëshmitarët shihen shtëllunga tymi që ngrihen në qiell.

Ndërsa në Iran, aeroporti “Mehrabad” është përfshirë nga flakët dhe tymi pas një vale të re sulmesh izraelite. Ushtria e Izraelit konfirmoi nisjen e një operacioni të gjerë, duke goditur objektiva që konsiderohen kërcënim për forcat e saj ajrore, përfshirë infrastrukturën mbrojtëse të aeroportit.

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kanë vrarë të paktën 1,332 civilë iranianë dhe kanë plagosur mijëra persona.

Ndërkohë në Izrael kanë humbur jetën 11 persona dhe janë vrarë të paktën gjashtë ushtarë amerikanë.

Izraeli sulmoi gjithashtu Libanin fqinj, ku tha se po godet objektiva iraniane dhe të Hezbollahut, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Gjithashtu ka urdhëruar evakuimin e të gjitha periferive jugore të kryeqytetit.

Të Lidhura

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

TË FUNDIT

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…
Aktualitet

Protesta për Zvërnecin ‘përplas’ Zegjine Çaushin me influenceren: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…

9 Qershor, 2026

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma
Aktualitet

Peticioni për largimin e Ramës kalon 1.7 milionë firma

9 Qershor, 2026

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi

8 Qershor, 2026

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com