InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arian Ndoja: Zgjedhja e Adrian Gashit në krye të PD Durrës, hap i rëndësishëm për bashkimin dhe fitoren e degës

8 Mars, 2026
in Aktualitet
A A
Arian Ndoja: Zgjedhja e Adrian Gashit në krye të PD Durrës, hap i rëndësishëm për bashkimin dhe fitoren e degës

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Durrës, Arian Ndoja, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook lidhur me zgjedhjet e zhvilluara në Degën e Partisë Demokratike në Durrës, ku në krye të saj është zgjedhur Adrian Gashi.

Në mesazhin e tij, Ndoja thekson se procesi zgjedhor i zhvilluar në këtë degë ka treguar përgjegjësinë dhe pjekurinë politike të aktorëve brenda Partisë Demokratike në Durrës, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt bashkimit, ringritjes dhe ndërtimit të një force politike me mentalitet fitues në këtë bashki.

Deputeti demokrat shprehu gjithashtu mirënjohje për ish-kryetarin e degës, Ardian Muka, për kontributin e dhënë ndër vite dhe për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen, një veprim që sipas Ndojës krijoi mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për një proces të ri organizativ brenda partisë.

Në reagimin e tij, Ndoja vlerësoi edhe qëndrimin e kandidatëve që morën pjesë fillimisht në garë, duke theksuar se tërheqjet e tyre në funksion të bashkimit janë një shenjë e qartë përgjegjësie dhe emancipimi politik, me qëllim forcimin e Partisë Demokratike dhe përgatitjen për sfidat që e presin këtë degë në të ardhmen.

Ai theksoi gjithashtu se në këtë proces kanë dhënë kontribut edhe deputetët e Qarkut Durrës, Oerd Bylykbashi, Igli Cara dhe Artan Luku, të cilët sipas tij janë pjesë e një platforme që synon suksesin dhe bashkimin e të gjithë strukturave të partisë.

Në përfundim të mesazhit të tij, deputeti Arian Ndoja shprehu bindjen se Adrian Gashi është personi i duhur për të drejtuar Partinë Demokratike në Durrës, duke garantuar mbështetjen e tij të plotë në këtë rrugëtim politik.

“Puna jonë tashmë ka filluar”, thekson Ndoja në mesazhin e tij, duke uruar njëkohësisht të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike në Durrës për procesin e zhvilluar dhe për sfidat që i presin në vijim.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq!
Dje u bënë zgjedhjet për Kryetarin e Ri të Degës së Partiaë Demokratike Durrës, ku Kryetar u zgjodh Z. Adrian Gashi.
Zgjedhjet e djeshme treguan përgjegjësinë e lartë të të gjithë aktorëve politikë brenda Partisë Demokratike Durrës, që nga fillimi i procesit, nisur nga nevoja për bashkim, ringritje dhe për konkurim si forcë me mentalitet fitues në këtë Bashki.
Gjej rastin të falenderoj Z. Ardian Muka për kontributin e dhënë me punën e tij te deritanishme, për krijimin e mundësisë së realizimit të zgjedhjeve në Parti nëpërmjet dorëheqjes së tij, shenja emancipimi qytetar dhe politik që duhet të merren si shembull nga të gjithë anëtarësia e Degës.
Njëkohësisht kam një falenderim për të gjithë kandidatët që ishin fillimisht pjesëmarrës në garë që bazuar në logjikën e bashkimit dhe jo ndasive, dhënies së kontributit real për Partinë Demokratike, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira nga kjo degë në sfidat e shpejta që e presin, bashkëpunuan në favor të procesit të bashkimit të të gjithë rrymave në parti.
Tërheqjet nga gara janë shenjë e lartë përgjegjësie, emancipimi politik dhe social dhe dëshirë e qartë që kjo Degë të jetë fituese, dhe duhet të merren si model nga të gjithë ata që dëshirojnë përbashkim dhe fitore.
Kontribut në këtë proces kanë dhënë në mënyrë të qartë dhe largpamëse edhe Deputetët e Qarkut Durrës, Z. Oerd Bylykbashi, Z. Igli Cara dhe Z. Artan Luku, të cilët janë pjesë e kesaj platforme fituese.
Jam i bindur që Partia Demokratike Durrës me këtë proces ka treguar se kulti i individit nuk duhet të ekzistojë, dhe vetëm pjesëmarrja me kontribut real do jetë kriteri përcaktues i karrierës politike në këtë dege.
Z. Adrian Gashi është njeriu i duhur që do ta udhëheqë këtë ekip drejt sfidave të së ardhmes dhe jam besimplotë që do të ketë rezultate shumë të mira dhe do ketë mbështetjen time maksimale në këtë rrugëtim.
Të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike Durrës u uroj suksese për procesin e zhvilluar dhe punë të mbarë.
Puna jonë tashmë ka filluar…..

Të Lidhura

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026
OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë
Aktualitet

OPOZITA I RIKTHEHET SHESHIT/ Çfarë pritet të ndodhë sot pasdite para Kryeministrisë? Masat e policisë dhe rrugët që do bllokohen në Tiranë

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com