InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sport

Historike/ Enkileda Carja shpallet KAMPIONE e trefishtë e botës

4 Maj, 2025
in Sport
A A
Historike/ Enkileda Carja shpallet KAMPIONE e trefishtë e botës

Enkileda Carja ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror të peshëngritjes për U-17 dhe U-20 që po mbahet në Lima të Perusë. Shtangistja e talentuar shqiptare ka qenë protagoniste absolute, duke u shpallur kampione e trefishtë për U-17 falë një performance fenomenale, duke realizuar me sukses gjashtë provat në kategorinë e peshave 64 kg.

Kështu Carja mahniti që në fillim në stilin e shkëputjes, duke ngritur me radhë 94, 97 dhe 98 kg, për të merituar medaljen e parë të artë. Më pas shkëlqeu edhe në shtytje, teksa finalizoi me sukses provat me 110, 113 dhe 115 kg, duke shtuar medalje ari edhe në këtë stil.

Me 213 kg në total, sportistja kuqezi koleksionoi gjithashtu edhe medalje ari në dygarësh, duke e mbyllur si kampione e trefishtë e botës për U-17. Jo vetëm kaq, por Carja vendosi edhe 3 rekorde të reja europiane për U-17 me rezultatet e saj, me 98 kg në shkëputje, me 115 kg në shtytje dhe 213 kg në dygarësh. G

jithashtu rezultati prej 98 kg në shkëputje përkthehet në medalje bronzi botërore për moshat U-20. Carja, peshëngritësja elbasanase që garon për Teutën, e drejtuar nga trajnerja Eglantina Kalemi, konfirmohet edhe një herë tjetër si e ardhmja e madhe e shtangës shqiptare. Vetë trajnerja Kalemi u shfaq shumë emocionuar pas këtyre rezultateve historike që sportistja e saj arriti në Peru.

“E kemi pritur këtë ditë”, tha trajnerja Kalemi menjëherë pas cereminisë së medalje, teksa më pas shtoi: “Përgatitjet na shkuan mirë dhe Enkileda tani është një peshëngritëse me kohë të plotë. Kampionia e parë botërore e Shqipërisë dhe tre rekorde evropiane, kjo është shumë mbresëlënëse”, u shpreh trajnerja Kalemi.

Të Lidhura

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025
“Anuloje MARTESËN ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Kërkesa e pazakontë që Silvinjo i bëri lojtarit të Kombëtares
Sport

“Anuloje MARTESËN ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Kërkesa e pazakontë që Silvinjo i bëri lojtarit të Kombëtares

17 Qershor, 2025
Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!
Sport

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!

8 Qershor, 2025
Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë
Sport

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë

8 Qershor, 2025
Tenis me Francën, SPANJË-PORTUGALI finalja e madhe e Nations League
Sport

Tenis me Francën, SPANJË-PORTUGALI finalja e madhe e Nations League

6 Qershor, 2025
Inter turpërohet 5:0 në finale, PSG ngre trofeun CHAMPIONS
Sport

Inter turpërohet 5:0 në finale, PSG ngre trofeun CHAMPIONS

1 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com