InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Donald Trump kërcënon Putinin me tarifa të naftës, nëse nuk ka armëpushim në Ukrainë

31 Mars, 2025
in Bota
A A
Donald Trump kërcënon Putinin me tarifa të naftës, nëse nuk ka armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa dytësore – prej 25 deri në 50 për qind – ndaj naftës ruse, nëse ndien se Moska po i bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë telefonike për NBC News, ai tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej.

“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë – që mund të mos jetë, por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump.

“Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25 për qind për gjithë naftën, një tarifë 25 deri në 50 për qind për gjithë naftën”, shtoi ai.

Trump, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet.

Deklaratat e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi më 25 mars se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armëpushim dhe për të lejuar lundrimin në Detin e Zi, si dhe për të mos goditur objektet energjetike të njëra-tjetrës.

Por, problemet për zbatimin e marrëveshjes vazhdojnë.

Kievi thotë se ajo do të hynte në fuqi menjëherë, ndërsa Moska kërkon fillimisht heqjen e pjesshme të sanksioneve që kanë të bëjnë me kompanitë dhe bankat ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit.

Trump i tha NBC-së se do të flasë me Putinin gjatë kësaj jave.

Duke folur me gazetarët po të dielën, Trump tha se edhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet me Uashingtonin.

“Ne e bëmë një marrëveshje për tokën e rrallë. Dhe tani, ai thotë e dini unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”.

“Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, shtoi Trump.

Qeveria ukrainase tha më 28 mars se është duke shqyrtuar projekt-marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla, pas raporteve të mediave se Uashingtoni i ka ndryshuar disa herë kushtet e saj.

Jashtë frontit diplomatik, Kievi e akuzoi të dielën Moskën për “krim lufte”, pasi që, siç tha, dronët e saj goditën një spital ushtarak.

Sulmi goditi Harkivin – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – ndërsa në shënjestër ishin edhe një qendër tregtare, blloqe apartamentesh dhe objektiva të tjera.Autoritetet thanë se së paku dy persona u vranë./REL

Të Lidhura

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes
Bota

Trump për Iranin: Ata janë të fortë dhe krenarë, por s’kanë zgjidhje përveç marrëveshjes

6 Qershor, 2026
Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com