InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

Zbardhet përplasja e ashpër mes Bashës dhe deputetit serb në Beograd. Qëndrimi për Kosovën dhe Luginën e Preshevës tensionoi mbedhjen KiE

13 Tetor, 2024
in Lajme
A A
Zbardhet përplasja e ashpër mes Bashës dhe deputetit serb në Beograd. Qëndrimi për Kosovën dhe Luginën e Preshevës tensionoi mbedhjen KiE

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, mori pjesë në punimet e nënkomitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Europës, i cili u mbajt në Beograd në 10 dhe 11 tetor.

Tashmë publiku shqiptar është njohur me qëndrimet e Bashës në këtë aktivitet përmes fjalimeve në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të Kosovës.

“Kosova është e pavarur! Ky është një realitet i pakthyeshëm” – Deklaroi Basha në Boegrad, duke shtuar se përgjegjësit për sulmin e Banjskës duhet të dalin përpara drejtësisë:

“Një vit më parë, një sulm ndodhi në territorin e Kosovës. Nga forca të mirë trajnuara dhe të pajisura mirë, që për fat të mirë dështoi. Por ata që janë përgjegjës ende nuk janë vënë para drejtësisë. Është përgjegjësia e të gjithëve, përfshirë Beogradin, që ta bëjnë këtë. Fajtorët kryesorë janë ende të lirë këtu në Beograd. Dhe mund të ndodhë që të ndeshemi me ta në korridoret e hoteleve këtu në Beograd. Nuk duhet dhe nuk mund të tolerohet mosndëshkimi për akte të tilla. Kështu merr formë angazhimi për paqen dhe stabilitetin.”

Qëndrimet e forta të Bashës shkaktuan jo pak reagime nga ana e delegacionit serb, të cilët vitet e fundit janë mësuar me një retorikë të zvenitur nga Tirana zyrtare për sa i përketë Kosovës dhe Luginës së Preshëvës, e cila ndodhet nën një presion të vazhdueshëm nga qeveria serbe.

Parlamentari serb, Vladimir Gjorgjeviq, ka publikuar në rrjetet e tij sociale këmbimin e replikave me Bashën, për të cilin thotë se nuk kupton pse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe OKB-së, kur Kosova dhe Metohia janë krahina jugore të Serbisë, duke treguar edhe njëherë revizionizmin e zyrtarëve serb ndaj një realiteti të pakthyeshëm, siç është pavarësia e Kosovës.

Postimi i Vladmir Gjorgjeviq:

“Në mbledhjen e komisionit për çështje politike dhe demokraci, dialogu parlamentar për Ballkanin Perëndimor, në të cilin marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Evropës dhe kryesohet nga Alexis Tsipras, që mbahet në hotelin “Metropol”, anëtarë të Serbisë. Delegacioni mori pjesë, në mesin e tyre ishte deputeti dhe nënkryetari i partisë, Vladimir Gjorgjeviq. Prezantimit të deputetit shqiptar Lulzim Basha se Kosova është në pritje të anëtarësimit të plotë në Botën e Evropës, OKB, Vladimir Gjorgjeviq iu përgjigj se Kosova dhe Metohia janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara si krahinë jugore serbe dhe pjesë e Serbisë dhe se nuk e di pse po kërkon pranim në organizatat në të cilat tashmë ekziston si krahinë serbe” – Shkruan Gjeorgjeviq në instagramin e tij.

Zbardhet përplasja e ashpër mes Bashës dhe deputetit serb në

Të Lidhura

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025
Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë
Lajme

Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë

14 Mars, 2025

TË FUNDIT

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!
Aktualitet

Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH!

19 Maj, 2025

Të ndryshme

19 Maj, 2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”
Aktualitet

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”

19 Maj, 2025

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com