InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Nis “reformimi” i PS/ Rama rekruton kandidatë për deputet, ja platforma ku mund të aplikoni

9 Shtator, 2024
in Politikë
A A
Nis “reformimi” i PS/ Rama rekruton kandidatë për deputet, ja platforma ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme platformën “deputeti që duam”, i një mundësi për qytetarët që dëshirojnë të bëhen pjesë e PS.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ata që kanë cilësitë për të qenë pjesë e familjes së madhe politike, duhet të aplikojnë përmes kësaj platforme, të cilën e konsideroi si një mundësi për të gjithë ata që nuk do t’i vinte radha për të realizuar ambiciet e tyre.

Si shembull, Rama solli në vëmendje rastin e një vajze nga Novosela, për të cilën tha se nuk do t’i vinte radha asnjëherë duke pasur parasysh degën e PS-së së Vlorës.

“Platforma ‘Deputeti që duam’ nuk është instrument që e përdorim për herë të parë, por për herë të parë e kemi vendosur në qendër të një procesi që fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj para sesa të regjistrohen kandidatët. Ju jeni nga grupi i parë i aplikantëve që do të zgjerohet. Duke filluar nga ju, nuk duhet të presin të ndodhi përzgjedhja. Avantazhi atyre që vinë më parë është vetëm koha për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë e shtuar nuk të bën as mosha, as fakti që ke dëshirë apo të dish të flasësh bukur apo fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS. Nuk të bëjnë as lidhjet që mund të kesh me PS sepse të gjitha këto janë të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti bëj në gjendje të demonstrosh, duke treguar që je një kandidate që i duhesh PS. Për këtë Bora dhe ekipi që po merret, janë duke përgatitur një udhërrëfyes që ju do ti ndiqni sipas dëshirës.

Askush nuk do ju mësojë si bëhet kjo apo ajo. Do ju ndjekim me sy në distancë si promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur dhe që nesër do të jetë i njohur në komunitetin e tij. I njohur në rrjetet sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do të zgjedhin ta mbështesin dhe kështu të mbështesin PS. Kjo platformë është për ata që ndryshe nuk i bie radha. Dëgjova vajzën nga Novosela por duke njohur PS e Vlorës, nuk do i vinte ndonjëherë radha po mos të kishte aplikuar. Shembulli i saj është shembulli i gjithëve ju dhe atyre që i kanë të gjitha cilësitë për të qenë pjesë e kësaj familje të madhe politike por që parakalohen nga të tjerët. PS që fitoi zgjedhjet e 2021 vinte me fuqinë e atij ndryshimi, ajo gjeneratë ishte dominate për PS.

Kishte shumë të rinj e të reja që patën fatin për ata që kanë ambicie që t’i krijonin muskujt e tyre në pozitë. Ndryshimi i gjeneratës të bëhet ndërkohë që ne jemi në qeverisë. Partia që fitoi zgjedhjet e para dhe fiton që prej atëherë çdo zgjedhje ka bërë jashtëzakonisht shumë për këtë vend. Sot Shqipëria është një vend tjetër nëse nisemi nga pika ku filloi kjo periudhë në udhëheqjen e vendit. Ishte një vend 12.7 mld euro dhe sot është një vend me 25 mld dollarë. Në të gjitha drejtimet dhe sektorët, por ama kjo është Shqipëria në raport ku u nisëm, që ishte në buzë të humnerës, ku sipërmarrja po kolapsonte sepse nuk po paguhej. Kantieret ishin plagë me gropa të hapura, na u desh një kohë e gjatë për tu mbyllur. Sot është shumë pak, sot nuk matemi ku ishim por ku duam të jemi në 2030, prandaj na duhet një energji më e madhe dhe një PS të jetë pasqyra e ambicies të shoqërisë të pjesës dërrmuese.”- tha Rama.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com