Artur Roshi, kryetar i PBKDSH
Miqte e mi !
Pse gjithe kategorite shoqerore te shqiptareve duhet te protestojne?
Ne opinionin tim:
-Sepse eshte ekonomia qe po raskapit cdo familje shqiptare, pervec kastes se pushtetmbajtsve.
-Sepse eshte kunder interesit kombetar shpopullimi i vendit dhe pro interesit te vendeve qe percojne agresivitetin e politikes ruse.
-Sepse eshte dhimbshme dhe e trishtueshme kur femijet ikin nga syte e prinderve, thjesht per egzistence si qenie njerezore.
-Sepse eshte sistemi shendetesor me i pameshirshem ndaj qytetareve, ku fajin nuk e kane mjeket, por sistemi shendetesor socialist ne stilin e veteadministrimit Jugosllav.
-Sepse nuk jane mjeket qe bejne krime ndaj njerezimit,por eshte fryma e qeverisjes qe te con tek lufta se kush merr parate, profesionisti me i mire apo shefi i pavionit i perkedheluri i qeverise,pavaresisht menyres se marrjes.
-Sepse eshte sistemi i drejtesise qe jep drejtesi selektive dhe siperfaqesore ne rastin me te mire, por qe eshte nje sistem drejtesie i ngritur mbi baza thellesisht politike te qeverise.
-Sepse eshte ulur vlera e jetes tone, kete e tregon emigrimi dhe krimi qe e ka kthyer vrasjen me pagese ne nje biznes.
-Sepse qytetaret jane kthyer ne frymore pa permbajtje idesh per jeten e tyre duke ju vrare nervin e reagimit,per shkak te manipulimit te qeverise me jetet e tyre.
Prandaj ju ftoj qe ne dt.11Korrik 2024, Ora 20:00 ,te protestojme si qytetare te lire dhe te kulturuar.











