InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Noka, ultimatum Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh çdo aset të PD, përndryshe…

4 Korrik, 2024
in Politikë
A A
Noka, ultimatum Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh çdo aset të PD, përndryshe…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka kërkuar Lulzim Bashës të mos përdorë më asnjë aset të PD-së zyrtare, dhe kërkon prej tij që të mos shpenzojë paratë në llogaritë bankare të Partisë Demokratike, dorëzimin e faqeve të internetit dhe llogarive në mediat sociale si edhe mos përdorimin e aseteve të tjera.

“Përsa më sipër, duke konsideruar se ligjërisht efektet e vendimit nr.723 dat 11.06.2024 fillojnë menjëherë, që në datën e marrjes së tij, pavarësisht nga vënia në dispozicion e vendimit të arsyetuar, kërkojmë nga ana juaj që të merrni të gjitha masat për të ndaluar çdo lloj veprimi që ju ose të autorizuarit prej jush mund të kryeni lidhur me asetet e Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga data 11.06.2024. Këto asete përfshijnë por nuk kufizohen në, ambjente të marra me qera nga ana e PDSH, llogari bankare të PDSH, domain zyrtar i internetit të PDSH si dhe faqet zyrtare të PDSH në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Tik Tok etj.

Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tagër përfaqësimi. Ftojmë të caktoni përfaqësuesit tuaj që brenda tre ditëve nga marrja e kësaj shkrese të kryeni veprimet përkatëse për dorëzimin ligjor të çdo aseti të PDSH i cili ndodhet në administrimin tuaj,” thuhet në dokument.

Noka paralajmëron Bashës se në rast se nuk do t’i bindet, atëherë do të bëjë kallëzim në organet kompetente.

“Ju bëjmë me dije që administrimi i çdo aseti të PDSH që nga data 11.06.2024 është nën një monitorim të vazhdueshëm nga ana jonë dhe për çdo veprim mbi to, i cili bie ndesh me interesat e PDSH nga ana jonë do të bëhet kallzim penal në organet kompetente, SPAK, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe eventualisht do të kërkojmë dëmshpërblim në rrugë gjyqësore mbi pasuritë personale të personave përgjegjës, të cilët me veprime ose mosveprime cënojnë interesat e Partisë Demokratike të Shqipërisë“, përfundon dokumenti me firmën e Nokës.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com