InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Kryqi mbi kokën e Ismail Kadaresë

4 Korrik, 2024
in Opinione
A A
Kryqi mbi kokën e Ismail Kadaresë

Agron Gjekmarkaj

Në Shqiperi me gjasë nuk të lënë të jetosh siç dëshiron, pa të kërkuar llogari qysh e tek, nuk të lënë të vdesësh siç dëshiron, por edhe në botën e përtejme të duan siç duan, ose në fakt siç nuk e dinë çfarë duan.

E kanë guxuar këtë me Rugovën, megjithëse ai nuk dukej se impresionohej shumë, e kanë bërë me Kadarenë, i cili përtej bezdisë që shfaqte, as qe e çante kokën dhe as që i merrte në konsideratë.

Kur Rugova ndërroi jetë u bë një ceremoni laike. Menjëherë nga fundshpina e ndërgjegjeve shpërthyen ulërimat pse nuk pat hoxhallarë në shartet e fundit, pse nuk mori prift ca të tjerë, pse muzika e Bethovenit e Mozartit në sfond, ndokush?

U konvertua në Pjetër a mbet Ibrahim nuk pushoi gjatë llomotia e marrëzia!?!

A thua se këto janë shqetësimi i vetëm i shqiptarëve të bashkohësise si e qysh personalitetet e tyre i kanë a si kanë marrdhëniet me religjionin.

Në vitet 90 këtë gjyq ja bënë edhe Konicës, në ishte më shumë Domenik apo Faik?!

Dikush, a ndonjë, ngjan i shqetesuar pse Ismail Kadare orët e fundit mes nesh i kaloi nën hijen e Nënë Terezës dhe rruzares së saj, kësaj bije madhështore të kombit tone, që e nderon gjithë Bota përtej besimeve të tyre e po kaq ngjan se e respektojnë shqiptarët.

Ndërsa se çfarë mendonte Ismail Kadare për Nënë Terezën ka dëshmi të panumërta, me zë e shkrim. Thjesht e adhuronte e nderonte!

Po ashtu ai s’ka ngurruar të flasë pa ekuivok në të gjallë se çfarë mendon per besimet, gjuhën, kulturën, shqiptarët dhe Europën, kemi qindra faqe dëshmi. Nuk u fsheh kurrë. Insistonte të ishte i qartë.

Përtej fjalëve justifikuese të Edi Rames, portreti i Nënë Terezës dhe Kryqi i saj nuk mund t’i vihej kurrë mbi kokë me vendim qeverie pa deshirën e familjes, Zonjës Helenë e bijave të tij.

Ndërsa ata (familja e tij) nuk do ja bënin asnjëherë njeriut të tyre më të shtrenjtë, një pabesi, një kurth, një rastësi, diçka që do ishte kundër dëshirave të tij.

Në çdo rast ata janë në të drejtën e tyre ta përcillnin atë siç dëshironin.

Nëse Kadare ka lënë një amanet, a ka dashur të japë një mesazh, kjo është një e drejtë e tij sovrane, e shenjtë, dhe e familjes së tij të cilën nuk mund ta gjykojë askush.

Vihen re keqkuptime andej ketej, ose bëjnë sikur nuk e dinë që Shqiptaria ka muslimanë, katolikë, ortodoksë, fe të tjera, agnostikë, ateistë, gjëja më e natyrshme dhe në një shoqëri plurale, ku besimet janë personale dhe jo domen i shesheve publike apo administratës shtetërore.

Asnjëri prej tyre nuk është më shumë shqiptar a më pak se tjetri. Secili e ka në dorë vetë të ndihet sa dëshiron europian.

Kjo është liria e cila mbetet bazike për çdo qytetar, po kaq e tillë për Ismail Kadarenë i cili në identitetin tonë kombëtar e kulturor ka lënë gjurmën më titanike. Ne duhet të afrohemi me njëri-tjetrin, të shtojmë të përbashkëtat, jo të hedhim gurë mbi çdo pemë që ka kokrra.

Gjatë ditëve kur Opozita ishte në protestë më ka qëlluar të bisedoj disa herë në zyrën e grupit me Sali Berishën për çështje kulture e besimi, Kanuni e etnografie. Biseda tejet interesante, dhe nese nuk do i kisha bërë do kishte qënë një peng, pa asnjë ngarkesë.

Më mbet në mendje ndër të tjera një frazë “në gjashtë breza, Agron, ne jemi Marvataj, katolikë, dhe gjyshja ime ndizte gjithmonë një qiri në kujtim të kushërinjeve tanë”!

Kjo është historia jonë e ndërthurur!

E kemi të pamundur ta ndryshojmë atë sipas Biblës dhe Kuranit. Librat e shenjtë mund t’i përdorim për ta pasuruar atë, dhe jo për zhbërë as për mllefe e maraze momenti. Personalisht e imagjinoj Kadarenë duke biseduar tashmë me Bogdanin, De Radën, Naimin, Fishtën, Mjedën, Konicën, Nolin, Lasgushin, Kutelin, Esad Mekulin, Azem Shkrelin, Ali Podrimen, Anton Pashkun, Rugovën, Zef Pllumin e të tjerë sivëllezër të artit të madh, të gjithë atyre që Shqipërinë e deshën Shqipëri dhe shqiptaret shqiptarë, të bashkuar jo të ndarë, europianë dje sot e neser! ….

Dhe tek Bogdanin sheh nga larg duket sikur psherëtin krejt si në “Çështje të marrezise”…..”ah, vllau ma i vjetër, hem me giuhë hem me fe tjeter”! Dëshira për të banalizuar Kadarenë për mllefe mediokriteti e meskiniteti është e pashpresë, mundësia që çdokush që tenton ta bëjë të banalizojë vetveten i ka të pafundme rrugët e suksesit.

Të Lidhura

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

“Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, sillet si pronar i qytetit.”
Aktualitet

“Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, sillet si pronar i qytetit.”

13 Janar, 2026

Parashikimi i motit 13 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit 13 janar 2026

13 Janar, 2026

Avokat Franc Nuri: Deklaratat e Arben Ahmetajt tregojnë një model të strukturuar korrupsioni në nivelet më të larta shtetërore
Aktualitet

Avokat Franc Nuri: Deklaratat e Arben Ahmetajt tregojnë një model të strukturuar korrupsioni në nivelet më të larta shtetërore

12 Janar, 2026

Parashikimi i motit 12 janar 2026/ Temperatura të ulëta në gjithë vendin
Aktualitet

Parashikimi i motit 12 janar 2026/ Temperatura të ulëta në gjithë vendin

12 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com