InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Partia katalanase çon në Parlamentin spanjoll kërkesën që qeveria të njohë pavarësinë e Kosovës

6 Qershor, 2024
in Bota
A A
Partia katalanase çon në Parlamentin spanjoll kërkesën që qeveria të njohë pavarësinë e Kosovës

Partia katalanase e Carles Puigdemont, “Junts per Catalunya” (Së bashku për Katalonjën), dërgoi një propozim në Parlament, me kërkesën që qeveria spanjolle ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, bashkë me Qipron, Greqinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Partia Junts, e cila nuk është pjesë e qeverisë spanjolle, por votat e së cilës janë thelbësore për qeverinë e kryeministrit Pedro Sanchez, thekson në propozimin e saj se Kosova është shtet që është njohur nga 104 nga 193 shtete anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe 22 nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Në letër, mes tjerash, përmendet edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në muajin korrik të vitit 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh më të drejtën ndërkombëtare.

“Refuzimi spanjoll për ta njohur një shtet që shfrytëzoi të drejtën e tij legjitime për Vetëvendosje, është një pengesë për politikën evropiane të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe ky refuzim është një faktor destabilizues në këtë zonë në një kontekst të shënuar nga luftë në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë. Në këtë kuptim, nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji si Rusia, Kina ose Bjellorusia me refuzimin për ta njohur Kosovën”, thuhet mes tjerash në propozim.

Partia Junts, kujton faktin e nga janari i këtij viti Spanja njohu pasaportat e Kosovës, qytetarët e së cilës tani mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Në propozim theksohet se njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin, i mundëson asaj përparimin në procesin e integrimeve, ndërsa shprehet shqetësimi se disa shtete anëtare po përdorin mjete institucionale për të ndërlikuar procesin integrues të rajonit, përfshirë Kosovën.

“Për këto arsye dhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës në mbrojtje të së drejtës së saj për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të vazhdojë me njohjen e menjëhershme të Republikës së Kosovës”, thuhet në propozimin që u publikua pak ditë pasi Spanja vendosi njohjen e shtetësisë së Palestinës, shkruan VOA.

Nuk është e qartë se çfarë ndikimi mund të ketë në qasjen e ngurtë të qeverisë spanjolle një propozim i tillë, duke pasur parasysh se Madridi përballet me përpjekjet e Katalonjës për pavarësi nga Spanja.

Lideri i partisë katalanase, Carles Pudigemont, kishte bërë me dije dhjetorin e vitit të kaluar se do të kërkonin në Parlament që qeveria e Spanjës ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne gjithmonë e kemi ndjekur me shumë interes çështjen e Kosovës dhe gjithmonë kemi kërkuar nga qeveria spanjolle që ta njohë plotësisht Kosovën dhe një komb të pavarur. Në këtë mandat të ri parlamentar, ne do të insistojmë edhe një herë që Spanja të njohë Kosovën, por më lejoni të them se partia politike e Presidentit, Junts per Catalunya, nuk është pjesë e kabinetit spanjoll. Ne i japim mbështetje kësaj Qeverie vetëm nga jashtë dhe nuk kemi kapacitet të vendosim për çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja”, ka deklaruar ai.

Partia Junst shfrytëzoi votat e saj për qeverinë e kryeministrit Sanchez për të siguruar një ligj kundërthënës, i cili amniston qindra katalanas, që ishin përfshirë në përpjekjen për shkëputje të Katalonjës në vitin 2017.

Të Lidhura

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025
Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025
Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025
Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum
Aktualitet

Reagimi i ashpër i Ramës pasi kryetari i kësaj bashkie refuzoi të shkarkojë drejtorët, i vendos ultimatum

15 Korrik, 2025

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha
Bota

Elon Musk ngre ALARMIN: Europa po shkon drejt zhdukjes pa familje të mëdha

15 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com