Nga Eduart Ndocaj, ish-deputet
Takimi i Edvinit ishte një shuplakë për qytetarët shqiptarë në emigracion, ku akoma nuk ua dha të drejtën e votës. Ky pompozitet i tij me ngjyra patriotizmi, është truku dhe marifeti i tij i radhës për të fshehur “pabesinë” që po i bën emigrantëve shqiptarë duke i privuar nga e drejta më fondamentale kushtetuese. Si mjeshtër i butaforive, edhe kësaj radhe, Rama e shiti takimin e Athinës, i ndihmuar dhe nga marketingu i mediave të inceneratorëve, si një tubim historik me emigrantë (duke krijuar paralelizma me liderë botërorë), por harruan se pamjet e një dite më parë me autobusë që niseshin nga Shqipëria me punonjës të administratës, e nxorën lakuriq këtë mjeran, i cili me cinizëm të pashoq dhe me një demagogji të rafinuar u përpoq përmes denglave të tij të manipulonte ndjenjat dhe mendjet e qindra mijërave shqiptarëve të cilët kanë braktisur ardheun e tyre, pasi këtu, në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të bandës së tij nuk gjejnë asnjë fije shprese apo respekti të dinjitetit njerëzor.
Bashkëkombas kudo që ndodheni! Sot, besoj e kuptuat që Shqipëria, vendi ynë, është uzurpuar nga patronazhistë, të cilët luajne me fatet e kombit në këmbim të sufllaqeve të radhës.
Ju ftoj të bashkohemi dhe ta largojmë sa më parë këtë sekt të rrezikshëm që po drejton Shqipërinë, ta shporrim me votë këtë maskara që mendon se mund të manipulojë emigrantët me maskarada të tilla!