Sipas MeteoAlb, deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës priten vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara do të jenë në zonat jugore dhe juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu.
Parashikohet që gjatë natës vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.