Në ceremoninë mortore në nderim të të ndjerit Nderim Kupi, merr pjesë NTM Princ Leka, Kryetari i PLL z Shpëtim AXhami, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, z.Petrit Doda, znj Andia Ulliri dhe antarë të tjerë të kryesisë së PLL.
Po kush ishte Nderim Kupi?👇
Asnjëherë nuk është e lehtë të mbash një fjalë apo të japësh një mesazh ngushëllimi kur përcjell për në banesën e fundit një prind, një të afërm, një shok, e aq më tepër një mik me të cilin na bashkoj ideali ku të mirat e të këqijat, gëzimet e hidhërimit i kemi ndarë bashkë e për të cilin kemi ushqyer një respekt të pafund për gjithçka që ai njeri përfaqësoi.
Kështu pra, me dhimbje në shpirt dhe plagë në zemër, jemi mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit një njeriut të veçantë dhe të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen e tij, rrethin shoqëror e miqësor, Partinë Lëvizja e Legalitetit, Krujën e Krutanët, por edhe për mbarë ata, të njohur e të panjohur, të cilët që nga Shqipëria e deri në Amerikë do të ndalen e mendojnë kush ishte, nga rridhte, si jetoi dhe çfarë simbolizoi Nderim Kupi.
📍 Nderim Kupi lindi në një familje atdhetare-patriotike nacionaliste, e cila i kishte dhënë krahinës dhe gjithë Shqipërisë kontribute të panumërta dhe shumë djem për t’i shërbyer pavarësisë së vendit, ndërtimit të shtetit dhe lindjes së kombit.
Familja Kupi nga ku rridhte i ndjeri Nderim Kupi ishte djepi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar.
Sot Kombi e Shqipëria, çdo shqiptar i ndershëm e patriot, krenohen dhe ju janë mirënjohës familjes Kupi për atë që kjo familje dha për komb e për atdhe, krenohen me qendresën e 7 Prillit, krenohen me Marrveshjen e Mukjes, krenohen, për këtë sidomos legalistët, me 21 Nëntorin e vitit 1943 ku u krijua Organizara Kombëtare Lëvizja e Legalitetit si formacion politik, bërthama e idealeve të Triumfit të Legalitet.
Sot ne legalistët krenohemi për atë që familja KUPI dhe vetë Nderim Kupi, për rreth një shekulli ishin dhe mbeten mbështetësit dhe përkrahësit ndër më kryesorë të Familjes Mbretërore Shqiptare (të Mbretit Zog I, Mbretit Leka dhe sot të trashigimtarit të fronit mbretëror Princ Leka II)
Të dashur pjesmarrës në këtë ceremoni mortore gjithashtu ne krenohemi duke vlerësuar në maksimum devotshmërinë, kurajon, qendresën për të mos u mposhtur kurrë para kalvarit të vuatjeve nëpër burgje dhe interime të pjestarëve të familjes Kupi, shkaktuara këto vuatje përgjatë regjimit diktatorjal komunist.
I rritur dhe edukuar në një familje të tillë, i ndjeri Nderim Kupi nuk kishte se si të ishte ndryshe, përveçse një patriot e atdhetar, intelektual legalist që gjithë jetën e tij e vuri në përkushtim të familjes dhe të idealit zogist.
Pas detyrimit për tu larguar të xhaxhait të Tij Abaz Kupit, vrasjes së të atit Ibrahim Kupi nga forcat partizane dhe perskutimit që komunizmi vazhdoj të ushtroj mbi Familjen Kupi, Nderim Kupi, pavarsisht se i mitur, bashkë me nënën dhe të mortën internohen në Shkodër.
Në vitin 1956, Nderim Kupin me gjithë familjen e tij arratisen për në Jugosllavi ndihmuar edhe nga miku i tyre Nikoll Dajani.
Në Jugosllavi i ndjeri Nderim Kupi familjarisht fiton azil politik për në SHBA ku vendoset për të kaluar jetën larg atdheut me mall dhe mendje tek vendi i origjinës.
Në SHBA (New York) Nderim Kupi u bashku me pjesën elitare të zogistëve tashmë në ekzil ku ushtronin aktivitet politik të rregullt ongazhuar në Organizatën Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.
Në kongresin e VI të legalistëve mbajtur më 26-27 nëntor të vitit 1977 (“The Biltmore hotel” New York) Nderim Kupi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, posti më i lartë politik në parti për atë kohë.
Me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri aktiviteti dhe kontributi i të ndjerit Nderim Kupi do të ishte dhe mbetej deri ditën e fundit të jetës së tij, i madh e i pazëvendësueshëm gjithmonë i hapur në mendime sipas rregullave demokratike brenda një force politike moderne.
Legalistë, shokë e miq, familjarë të Familjes Kupi dhe të familjeve të tjera fisnike patriotike, mbështetës të filozofisë zogiste e kauzës mbretërore dje dhe sot, sipas ligjeve të përcaktura të jetës me dëshirën e të Plotfuqishmit, shumë zogistë të plejadës së vjetër po ndahen dita ditës prej nesh.
Pavarsisht kësaj, njeriu ndërron jetë, por ideali zogist dhe kauza jonë si legalist, për bashkim kombëtar e mbretëri do të mbeten për ne të pavdekshme brez pas brezi.
Në emrin Tim personal e të gjithë legalistëve shpreh ngushëllime për humbjen e njeriut tonë të dashur, intelektualit patriot Nderim Kupi
Familjes Kupi, ju miqve dhe çdo të afërmi të tyre, dhe në mënyrl të veçantë bashkëshortes Lolitës, djalit Kupi, dhe vajzës Ilirjas.
U prehtë në Paqe miku i dashur e i paharruar Nderim Kupi!
Në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit.🇦🇱
Kryetar Shpëtim AXHAMI.