InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Bomba” e SPAK që dogji mullarët e qeverisë

6 Mars, 2024
in InfoPress, Opinione
A A
“Bomba” e SPAK që dogji mullarët e qeverisë

Nga Luçiano Boçi

SPAK hodhi gjylen e madhe, të rradhës, në oborrin e qeverisë. Qëllimi ishte i thjeshtë: Krijimi i tymnajës së rradhës, sikur këto bumje janë bomba moderne e jo thjesht gjyle antike që po godasin fort fare korrupsionin.

Që gjylja të ngjante si bombë atomike megatonëshe, kësaj here u shenjëstrua ministri i vetë bombave, i mbrojtjes d.m.th Peleshi.

Zgjedhja e Peleshit nuk ishte as rastësi dhe as domosdoshmëri drejtësie. Por ishte domosdoshmëri tymnaje.

Sepse pas inagurimit dhe të bazës së NATO-s efekti radioaktiv i kësaj gjyleje pretendohej të ishte akoma më i madh dhe zhurma akoma më shurdhuese.

Kjo ka të bëjë me momentum-in e zgjedhur, sigurisht jo pa qëllim. Dhe ky moment ka të bëjë me situatën brenda institucioneve të drejtësisë. 

Nuk ka të bëjë vetëm me atë paradën e parë rëndom gjatë kësaj kohe, ku ministra e ish-ministra hyjnë e dalin nga SPAK sikur po kalojnë përmes lumit Jordan, për t’u pastruar nga mëkatet dhe jo për të mbajtur mbi supe grabitjet e shumfishta të realizuar “en group”me Ramën në krye. Peleshi i shkretë ndryshe nga të tjerët kësaj herë bëri paradën (jo ushtarake) jo për mëkatet e veta (u thirr për inceneratorët!!!!?), por për mëkatet e vetë drejtësisë së re.

Shkurt e qartë Drejtësia e re sot është e diskretituar si një drejtësi e kapur politike që ndjek e zbaton urdhëra që vijnë nga ekzekutivi. Dëshmitë e rënies së drejtësisë janë tronditëse.

Daljet në median greke të dokumentave që dëshmojnë dënimin e gjyqtares së GJKKO Gjoka me mbiemër të transformuar, ka hedhur në erë procesin e vettingut.

Sikurse delegjetimon dyfish vendimet e saj e jo vetëm, të marra ndaj liderit të opozitës z. Berisha, me të cilin është dhe në konflikt interesi për arsye të shkarkimit të saj. Situata është akoma më e rëndë në raport me dy vendimet e fundit të GJKKO ndaj Belerit dhe të Gjykatës Lartë ndaj Berishës. Këto vendime dëshmojnë lojën e paradës së veprimtarisë së institucioneve të Drejtësisë së re sipas parimit: Bëj sikur arrestojmë tanët (qeveritarët) e burgosim kundërshtarët politikë. Dhe këtu veprojnë “bombat”:Thirret Gjiknuri (askush nuk e di për çfarë) e as përcaktohet me cilin status thirret, por për t’u dënuar dënohet Beleri, pa prova bindëse e stimulime antikushtetuese.

Kalon në paradë Peleshi, pa asnjë dijeni për çfarë e si, se  me demek “sekret i modh”, por ama në arrest lihet Berisha.

Ndërtohet kështu për publikun një pritshmëri false, e cila nuk prodhon asgjë të drejtë, përveçse justifikon arbitraritetin politik të një strukture që sa vjen e shfaqet gjithnjë e më shumë si armë politike që vret opozitën, por që gjuan njëkohësisht me gjyle mullarët e barit të qeverisë.

Mato Gruda  i “Njeriut me

Top” do ia kishte zili shënjestrën!

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë
Show Biz

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

12 Tetor, 2025

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 12 Tetor 2025

12 Tetor, 2025

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com