Shqipëria do të sfidojë sot në orën 20:45 Poloninë në “Air Albania”, një përballje e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” në Grupin E.
Ndeshja konsiderohet vendimtare për Shqipërinë, pasi një fitore e mundshme kundër kundërshtarit direkt do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit në Euro 2024.
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i tejmbushur mbrëmjen e sotme, ku janë shitur të gjitha biletat. Fitorja do të ishte historike edhe për faktin që Shqipëria nuk ka fituar kurrë kundër Polonisë.
Të besuarit e Silvinjos vijnë në këtë ndeshje pas barazimit me Çekinë, që na mban në vendin e dytë të grupit me 7 pikë, dhe që ka rritur frymën pozitive në skuadër.
Kujtojmë që Shqipëria është kualifikuar vetëm një herë në një Europian futbolli, në Francë 2016.