Eneda Tarifa postoi sot për herë të parë foto me partnerin e saj Gent Laskun. Çifti po kalon pushimet në Santorini. Prej kohësh në rrjet ka pasur thashetheme për një marrëdhënie të mundshme, nisur nga publikimi i disa fotove, mirëpo asnjëri prej tyre, nuk e kishte konfirmuar deri më sot.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.
Çifti u përpoq që jetën e tyre përtej profesionit ta mbanin tejet private, mirëpo, privatësia për njerëzit publikë, është thuajse e pamundur, ndaj sot u dorëzuan, në Santorini./L.F-dritare.net











