Shpetim Axhami, kryetar i PLL
Tensionet dhe dhuna në veri të Kosovës janë të dënueshme dhe të papranuara.
Veriu i Kosëvës u perfshi në një situatë dhune dhe tensioni.
Këto akte të rënda vandale dhune e krime serbe, kunder institucioneve dhe policise se Kosoves, me djegje makinash policie, plagosje policesh dhe shkrehjen e armeve nga ana e tyre, janë të dënushme dhe të papranueshme.
Serbet me banim në këto toka shqiptare në Kosovë, duhet të heqin dorë njëherë e mirë nga këto akte të përsëritura herë pas here.
Ata duhet të dijnë të bëhen pjesë integruese e shtetit të pavarur të Kosovës.
Çdo faktor institucional dhe shoqërorë në Kosovë nuk duhet të bijnë pre e provokimeve të tipit Aleksander Vuçiq për interesa politike vetjake të Tij dhe me qëllim për ta ulur imazhin tonē kombëtar.
Kjo situatë duhet të zgjidhet me qetësi e dialog institucional, kundrejt një vullneti të mirë dhe me ndihmën e miqtë tanë nderkombëtar.
Qetësimi i kësaj situate është në të mirë të të gjithëve, por pa harruar se Serbia i ka shumë borxhe Kosovës për krimet e saj ndër vite mbi popullsinë shqiptare të kosovës.











