Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili u përfshi aktivisht në zgjedhjet e 14 majit, duke mbështetur kandidatët e “primareve”, kryesisht të qarkut Lezhë, ishte i pranishëm në një takim festiv me kryetarin e porsa zgjedhur të Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren e arritur si dhe i konfirmoi mbështetjen e tij të vazhdueshme në sfidat si kryebashkiak i njërës prej krahinave më rezistente ndaj ideologjisë komuniste.
Në përshëndetjen e tij, Ndocaj theksoi se Mirdita ka qenë gjithmonë një gur themeli për historinë e kombit, ndaj dhe sot ajo bëri një akt të guximshëm dhe qytetar duke larguar të emëruarin e Ramës, i cili nuk ishte aspak dinjitoz për Mirditiën dhe vlerat e saj.











