Më në fund Azem Halimi ka publikuar në youtube filmin e shumë përfolur “Temas”. Një film me metrazh të shkurtër, premiera e të cilit u mbajt gushtin që lamë pas në Preshevë, trajtonte një nga temat më delikate, emigrimin.
Pas copëzave të shkurtra që kemi arritur të shohim në rrjetet sociale, nga mbrëmja e djeshme filmi i plotë gjendet në kanalin zyrtar të youtube-t, të djalin nga Presheva. Në intervistat e mëparshme Azemi ka treguar vështirësitë që pati hasur gjatë xhirimeve dhe premierës me institucionet serbe, por gjithsesi arriti ta realizonte në shtëpinë e kulturës ku pati shumë pjesmarrës.
Kujtojmë që filmi “Temas” është një projekt krejt personal, i financuar nga vetë Azemi për nder të vendit nga ai vjen, Luginës së Preshevës, të cilën e përfaqësoi dhe i dha zë në ekranet shqiptare. E. D/ infopressalbania.com
Ju ftojmë ta ndiqni!











