Nga, Agron PREBIBAJ
Çështë e vërteta familjet tona katolike na kanë edukuar e ushqyer fshehurazi edhe në kohën e komunizmit në gjitha festat fetare, të cilat ishin gati të përmuajshme, gjiithnjë na kanë edekuar me respekt ndaj besimit Mysliman, duke i konsideruar si vëllezer nga 8 – 10 breza, e ky akti më njerëzor i gjenezës e cila përcakton identitetin tonë kombëtar.
Pra kudo në Dukagjin, Shkoder, Nikaj-Mertur, Malësi e Madhe, Mirdite, Pukë, Lezhë, Laç etj, festoheshin të gjitha festat fetare të besimit katolik edhe nën komunizem.
Ndërsa vëndosja ime shpirtërore për të festuar Bajramin, u bënë sebep dy fëmijët e mi,- Ardita & Klajdi, kur ishin 6 vjeç dhe 3 vjeç, pasi kishin dëgjuar komshijtë, ëngjujt e mi erdhën dorë për dorë e mu drejtuan mua e mamit: – neser kemi festë!
Çështë e vërteteta ime shoqe nuk reagoi mirë para fëmijëve, duke u përgjigjur me qellim kursimi; – jo ne nuk kemi festë neser!
Ndersa babai (unë), aty mora vëndimin që 12 festave katolike tu shtohet edhe Bajrami i gëzuar nën mesazhin e Fishtës, – Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë!
Për të mos e zgjatur, unë jam gjenetikisht familje katolike, por unë festoj edhe Bajram dhe fali diçka për këtë ditë të bekuar të Perendisë.
Islami shqiptar është perendimor!
Gëzuar e me fat Bajramin!
(foto, Xhamia Dushaj-Tropojë)












