Sot (dje) në Bajram Curri, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga demokratët e pamposhtur të Tropojës, mbajtëm Aktivin e zgjeruar të Partisë Demokratike-Dega Tropojë. Na nderuan me praninë e tyre Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Z. Flamur Noka, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Znj. Albana Vokshi, dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH-së, Znj. Ilirjana Kuçana, Znj. Manjola Resnjaku dhe Z. Aulon Kalaja. Tropoja do i prijë ndryshimit në 14 Maj. Bashkë Fitojmë!
Fjala ne aktivin e Partise Demokratike – Dega Tropoje.
Te nderuar anëtare dhe anëtarë te Partise Demokratike-Dega Tropoje,
Te nderuar themelues, drejtues te seksioneve e grupseksioneve te Deges sone nder vite,
I nderuar Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike, Z. Flamur Noka,
E nderuar kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas, Znj. Albana Vokshi,
I nderuar deputet i Tropojes, Z. Isuf Çelaj,
Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, Znj. Ilirjana Kuçana, Znj. Manjola Resnjaku dhe Z. Aulon Kalaja,
Miq dhe te ftuar,
Mire se keni ardhur!
Jemi sot se bashku ne kete takim per te filluar nje etape te re te organizimit te fushates sone elektorale, qe do i prije fitores se thelle ne 14 maj. Une ju falenderoj shume perzemersisht per pranine tuaj dhe mbeshtetjen qe me keni dhene mua dhe Partise Demokratike gjate gjithe kesaj kohe!
Ketu para jush, dua te shpreh se dy jane arsyet kryesore qe me shtyne mua te ndermarr kete sfide, e para eshte ndjenja e nje detyrimi dhe pergjegjesie per qindra e mijera demokrate te Tropojes, te cilet me kane mbeshtetur gjithe keto vite dhe qe aktualisht jane nen sulme e presione te vazhdueshme nga klika kriminale e rilindjes e bashkepunetoreve te saj, dhe e dyta eshte çlirimi i Tropojes nga sekti i rilindjes, qe e ka mberthyer per fyti e po i merr frymen çdo dite dhe çdo ore.
Te gjithe jemi te vetedijshem se nen drejtimin rilindas Bashkia Tropoje po shkon drejt humneres, fatkeqesisht eshte çmontuar administrata e bashkise, sot nuk arrin te marrësh nje sherbim minimal ne bashkine Tropoje edhe ne rastet kur kane vullnetin te ndihmojne.
Keqmenaxhimi financiar eshte jashte limiteve te imagjinates, duke e orientuar bashkine drejt falimentimit, pasi per propagande elektorale po tenderohen rruge e vepra qe nuk kane financim as nga qeveria dhe as nga buxheti i bashkise, dhe ato pak rruge qe reklamohen poshte e lart qe 4 vite, jane rruge te lena rrugeve, te lena ne gjysem dhe te ndertuara pa asnje cilesi, pasi akoma nuk jane paguar firmat kontraktuale, pra, thjesht rremuje, borxhe, vjedhje, propagande, shume zhurme dhe asgje konkrete.
Por nje rast tjeter flagrant i propagandes se shfrenuar, i perpjekjes per te blere votat e qytetareve me leket e shtetit, eshte rasti i pallatit te banesave sociale. Pavaresisht se ka shume kohe qe ajo godine ka mbaruar, kryerilindasi nuk i ndan hyrjet per njerezit ne nevoje, pasi i perdor ato 25 hyrje per te mashtruar qytetare te ndryshem sa per t’u marre voten ne 14 maj. Sipas te dhenave tona jane mbi 150 familje qe iu eshte premtuar nje hyrje ne ate pallat, pavaresisht se pallati ka ne total 25 hyrje. Kjo eshte jo vetem kriminale, por dhe çnjerezore. Une gjej rastin t’u bej thirrje qytetareve te Tropojes qe te mos mashtrohen nga ky individ, qe nuk njeh asgje tjeter veç mashtrimit, vjedhjes dhe propagandes.
Te dashur qytetare te Tropojes,
Te gjithe jemi deshmitare se gjatë periudhës 2015-2019, nen administrimin e bashkise nga te djathtet, u arrit që 80% e popullsise se Tropojes te furnizohej me uje te pijshem 24h, per gjate gjithe vitit.
Ndersa keqmenaxhimi i ndërmarrjes se ujësjellësit për periudhën 2019-2023, me nje administrate te tej mbushur nga njerezit e kryerilindasit te shume-partive, bëri që të inkurajoheshin lidhjet e paligjshme, dhe skemat e ujësjellësave të nxirren jashtë funksioni, për pasojë dhe në dimër uji vjen me orar.
Te gjithe e dine qe rilindasit kane dy prioritete: propagandën dhe vjedhjen, e pikerisht keto dyja po shkaterrojne vendin tone.
Qytetarëve të bashkisë Tropojë, po ju mungojnë gjitha shërbimet e nevojshme, jo vetëm të bashkisë, por me bekimin e rilindasit të emëruar në Tropojë keto katër vite janë larguar nga Tropoja disa institucione si: paraburgimi, zyrat e shendetit dhe arsimit, arkivi, kadastra, e pritet nga dita ne dite mbyllja e gjykates dhe prokurorise.
Rilindasit po perpiqen ta kthejne Tropojen ne nje vend te shkrete dhe eshte detyra jone t’i ndalojme, dhe une kam bindjen absolute qe ne do ia dalim.
Ne do stopojme propaganden boshe qe ka shperthyer deri ne cmenduri keto 4 vite, me slogane, dokumentare dhe foto HD, per te shitur asgjënë si sukses, e do perqendrohemi ne futjen e Bashkise Tropoje ne rrugetimin drejt zhvillimit te vertete, drejt puneve konkrete, per ta kthyer Bashkine Tropoje ne shtepine e perbashket per te gjithe qytetaret pa asnje dallim.
Ne konsultim me qytetaret e Tropojes dhe specialiste te fushave te ndryshme, ne kemi hartuar programin e zhvillimit te Tropojes per kater vitet e ardhshme, qe do e shpalosim keto dy muaj ne çdo takim. Programi yne eshte garancia se Bashkia Tropoje do jete ne sherbimin tuaj, me fokus kryesor turizmin dhe permiresimin e infrastruktures. Programi yne do jete ne sherbim te rinise tropojane, e cila keto vite te qeverisjes rilindase, ka marre rruget e botes, sepse nuk shikon mundesi per te jetuar me dinjitet ne vendin e saj.
Ne do u kthejme shpresen qytetareve tane, qe te ndalojme shpopullimin dhe shkretimin e Tropojes!
Te dashur miq,
Siç edhe e keni pare keto ditet e fundit, sekti i patronazhisteve beri çdo perpjekje per shkaterrimin e Partise Demokratike si e vetmja force politike konservatore, qe ka ne epiqender familjen, besimin ne Zot dhe kombin.
Pasi deshtuan me marrjen peng te drejtimit te Partise sone, qeveria e kontolluar dhe orkestruar nga mafia perdori aktin e fundit kriminal, duke perdorur gjykaten per te dhene nje vendim absurd per te mos regjistruar ndryshimet e vulosura me voten e anetareve te Partise Demokratike ne Kuvendin madheshtor te 11 Dhjetorit.
Por kjo te dashur miq nuk na beri asgje, perkundrazi, ne sot jemi me te forte se kurre, me te motivuar se kurre, sepse nuk ndalet liria, nuk fshihet dot e verteta dhe e drejta gjithmone triumfon. Prandaj ne ecim me guxim ne perballjen me tiranine e korrupsionit e krimit dhe jemi te bindur ne fitoren e thelle.
Te nderuar anetare, drejtues te seksioneve, grupseksioneve e kryesise, fale punes suaj te jashtezakonshme ne ia kemi dale te jemi gjithmone fitimtare, ia kemi dale te ecim me koken lart dhe une dua sot, nga kjo foltore, t’ju falenderoj me shume mirenjohje dhe t’ju jap fjalen se puna dhe kontributi juaj nuk do te harrohen per asnje çast.
Por dua te shfrytezoj kete mundesi te percjell dhe nje mesazh per te gjithe ju miqte e mije, qe te punojme pa pushim gjate ketyre diteve te fushates, ne çdo fshat, ne çdo lagje, ne çdo shtepi, te trokasim ne çdo dere, ne çdo zemër, t’u shpjegojme programin tone, vizionin tone për zhvillimin e Tropojes, t’i sqarojme per çdo paqartesi, keqkuptim qe mund te kenë, por dhe te jemi te gatshem të kerkojme falje per rastet kur nuk kemi mundur te plotesojme pritshmerite e qytetareve tane.
Ne kemi organizuar shtabin tone te fitores, te cilin do ta drejtoje deputeti Isuf Çela, i cili ne zgjedhjet e prillit 2021, se bashku me demokratet dhe qytetaret e ndershem te Tropojes, korri nje fitore historike 40-0, pra ne te gjitha qendrat e votimit qe mbulon Bashkia Tropoje. Une jam i bindur qe fitorja ne 14 maj do jete perseri ne cdo kuti votimi.
Te dashur pjesemarres,
Keto dite, por dhe gjate gjithe ketyre 4 viteve, administrata e bashkise Tropoje ka qene nen nje trysni te tmerrshme, aq sa ju kontrollohen dhe rrjetet e tyre sociale se ke pelqejne e ndjekin ata, kjo eshte e tmerrshme dhe e papranueshme. Une ju jap fjalen se administrata e bashkise do çlirohet nje here e pergjithmone nga presionet e semura per propagande. Çdo punonjes i bashkise do ndihet i lire dhe i qete ne punen e tij, ashtu sic eshte ndjere ne vitet 2015-2019. Te gjithe ata qe kane punuar me mua e dine qe une kam kerkese vetem per pune dhe asnjehere ne jeten time nuk kam ushtruar presion ndaj tyre per shfaqje propagandash.
Por ne kete takim, dua te shfrytezoj kete mundesi dhe t’i drejtohem me nje mesazh administrates se sotme te Bashkise Tropoje: Cdo kush qe eshte aty si pasoje e zotesise se tij, qe ben punen e tij me seriozitet dhe korrektesi dhe qe nuk behet pjese e propagandes bajate rilindase, nuk ka perse te kete asnje shqetesim, dhe per te gjithe ata qe ndihen te frikesuar ndaj presioneve ordinere te nje individi, qe eshte ne ate karrige thjesht si pasoje e nje aksidenti fatkeq, une ju them qe te mos kene asnje frike, pasi koha e tij dhe sektit te tij plackites MBAROI.
Por nje mesazh kam edhe per te gjithe ata qe marrin oferta punesimesh keto dy muaj me kontrata pune 3 mujore, qe te reflektojne me kujdes dhe mos te gabojne e te mashtrohen dy muaj para zgjedhjeve nga nje individ qe per 4 vite nuk e dinte qe ekzistonin. Sekti rilindja thjesht kerkon t’ju perdore keto dy muaj e pas zgjedhjeve t’ju flake ne rruge pa asnje krah per t’u mbeshtetur. Mos ia jepni kete mundesi!
Vëllezër e motra,
Ne sot jemi misionare te lirise, misionare te demokracise dhe askush e asgje ne bote nuk mundet te ndaloje misionaret ne rrugen drejt permbushjes se misionit te tyre.
Dhe une gjej rastin t’i bej thirrje çdo demokrati e qytetari te lire te Tropojes, qe te bashkohen me ne, t’i bashkohen misionit tone per çlirimin e Tropojes dhe rikthimin e bashkise ne sherbimin tuaj.
Dhe une ju jap fjalen sot, se me ndihmen tuaj, te demokrateve dhe qytetareve te ndershem te Tropojes, ne do ua rikthejme perseri Ju bashkine, duke larguar te keqen, hajduterine, arrogancen dhe paaftesine qe ka kapluar sot kete institucion.
Dhe shume shpejt, me bashkimin e çdo demokrati anë e mbane Shqiperise dhe nen drejtimin e burrit te madh te kombit, Prof. Dr. Sali Berisha, do ia dalim te çlirojme edhe Shqiperine nga kthetrat e ketij sekti antikombetar.
Ne, Bashke Fitojme Tropoje, sepse kemi dhene provat e puneve madhore!
Ne, Bashke Fitojme Tropoje, sepse kemi dhene provat e dinjitetit te vertete!
Ne, Bashke Fitojme Tropoje, sepse jemi ata burra e gra qendrestare, qe kurre per asnje çast nuk u lekundem, por pas çdo goditje u ngritem gjithnje edhe me te forte.
Bashke Fitojme, sepse Partia Demokratike dhe Tropoja, Sali Berisha dhe Tropoja, kane nje lidhje te jashtezakonshme, qe bazohet tek dinjiteti njerezor, liria, ideali i demokracise.
Asgje ne bote nuk na ndal dot ne, në rrugën drejt fitores se thelle ne 14 Maj!
Te vertetat jane ato qe mbahen mend gjate, genjeshtrat zgjasin pak.
Dhe ne do triumfojme bindshem, sepse ne brendesine e qenies sone, ne jemi te vertete!
Zoti ju bekofte ju, Tropojen dhe Shqiperine!
Zoti e bekofte Prof. Dr. Sali Berishen!
Fitore!






















