Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, i cili i la 48 orë kohë PD-së Enkelejd Alibeajt për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një postimi në Twitter, Bardhi e cilëson si politik vendimin e KQZ, ndërsa thekson se nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni, pasi është dorëzuar i plotë.
“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!”, shkruan Bardhi.
KQZ kërkoi sot që ish-kreu i PD, Lulzim Basha të firmosë një dokument, në mënyrë që të autorizojë regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 14 majit.