Nga Elsa SULA
Ardhja ime në jetë në pesë vjeҫarin e parë të demokracisë ka qenë shpresëdhënëse për tim atë, sepse kështu kishte ëndërruar se e bija, unë, vajza e parë e familjes do të kem mundësi të jetoj e lirë, në një sistem ku të ëndërrosh nuk është faj dhe kështu shpresëplotë se ҫdo gjë arrihet kur e do diҫka dhe punon për të.
Kjo rrugë drejt ëndrrës, mendimit, fjalës dhe gjykimit të lirë do të quhej demokraci.
Jam shumë e bindur se tim ati demokracia i ka tingëlluar shumë bukur e me plot ngjyra jete aq e shëmtuar më tigëllon mua sot.
Aso kohe një njëzet e shtatë vjeҫar shembull në parimet e vyrtetet e larta njerëzore dhe vetëm një punëtor në kooperative, sepse notat e shkëlqyera të tij nuk arritën të thyenin akullin e komunizmit dhe bursat e mundësitë iu jepeshin të dashurve të sistemit dhe jo atyre që e gjenin rastin nëpër dhëmbë të shprehnin dufin e një sistemi që të zinte frymën që në gjenezë.
E vështirë t’ia shkulim rrënjët një sistemi të tillë , që përpos ҫdo gjëje na la pas në trashëgimi servilizmin dhe lëpirjen ndaj pushtetit, të fortëve dhe drejtuesve ku përballë tyre populli hesht dhe ushtarët e tyre të paaftë dinë vetëm të miratojnë.
Demokraci që të bën për të vjellë e një e ardhme që të premton më shumë në tokë të huaj se në tokën amë, sepse të rinjtë duhet të dëgjohen e jo vetëm të përdoren sa për lojëra interesash e ligjesh vetëm të bukurshkurara që nuk do të gjejnë zbatim kurrë në një demokraci të pademokraci.
Rinia e di potecialin që ҫdo pushtet ia adhuron, por duhet dëgjuar që të qëndrojë e duke qëndruar i shërben familjes, vendit, shoqërisë dhe padyshim pushtetit për ta bërë demokratit, sepse rinia qëndron kur ka përfaqësi në vendimmarrje dhe zëri I dëgjohet, rinia investon në edukim kur e di se ҫdo pozicion pune është një lloj konkursi mes të aftëve dhe fiton aftësia, jo burokracia dhe po ashtu rinia sjell ndryshime me votë, kur e di se vota është vullneti i saj i shenjtë dhe patjetërsueshëm dhe jo mall tregu që shitet e blihet sipas rastit.
Unë njëzet e shtatëvjeҫarja e familjes sot jam pjesë e një sistemi të ngjashëm me tim atë.
Ne jemi dy të rinj të ngjashëm në sisteme të ndryshme me ëndrra të njëjta dhe vite të largëta ku shifrat nuk kanë shërbyer për të sjellë asnjë ndryshim.
Ҫdo ditë përpara syve të mi kalon burokracia, frika për të kundërshtuar padakortësinë me eprorin, mungesa e guximit për të folur për kushtet e këqija në punë, për pagat e ulta, për presionin e propagandës që duhet shpërndarë kudo.
Ҫdo ditë dëgjoj si të aftët flaken nga dyert e institucioneve, sepse me të drejtë e logjikë një i aftë nuk i bashkohet padrejtësive dhe kartoni jeshil në këtë demokracinë pademokraci nuk i besohet në dorë një të afti që funksionon me arsye dhe vepron sipas kuadrove ligjor të demokracisë, sepse meritokracia funksionon me argumenta.











