InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DEKLARATA TRAGJI-KOMIKE E MINISTRES KRIFCA PËR VAJIN E ULLIRIT

31 Dhjetor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Opinione, Politikë
A A
DEKLARATA TRAGJI-KOMIKE E MINISTRES KRIFCA PËR VAJIN E ULLIRIT

Nga, Prof. Gjok VUKSANI

Bima e bekuar e ullirit ka më shumë se 3 mijë vjet që kultivohet në vendin tonë.
Rreth 90-95% e sipërfaqes së mbjellë me ullinj shtrihet në zonën e Fierit, Beratit, Vlorës, Elbasanit dhe Tiranës.

Me kultivimin e bimës së ullirit ushqehen mbi 118 mijë familje bujqësore të cilat sigurojnë një konsum vjetor mbi 3.5 litra vajulliri /banorë dhe rreth 10 kilogramë ullinj tavoline për banorë. Prodhimi kokërr në vitet e fundit arriti 100 000 –113,000 tonë e njësuar kjo në vaj ulliri rreth 10–13 000 tonë.

Përveç prodhimit vëndas ne importojmë vaj ulliri për të plotësuar nevojat kombëtare të konsumit vjetor, e cila aktualisht është rreth rreth 5 litra vaj ulliri për banorë, edhe pse kjo sasi është shumë e ulët krahasuar me vendet e tjera prodhuese të vajit të ullirit si Italia, 16 litra/banorë, Greqia 21 litra/banorë.

Pra konsumi në vendin tonë i këtij vaji të mrekullueshëm dhe jashtzakonisht të shëndetshëm është 4 herë më i vogël se në Greqi dhe 3 herë më I vogël se Italia.

Prandaj me rritjen e mirëqënjes së shqiptarëve dhe mënyrës së të ushqyerit potenciali është shumë i madh dhe pikërisht për këtë arsye duhet që të gjithë faktorët që lidhen me bujqësinë të punojnë në këtë drejtim.

Gjithashtu ofrimi i një menuje mesdhetare për turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë (rreth 6 milionë sipas statistikave ) bazuar në përdorimin e vajit të ullirit është një tjetër mundesi e pashfrytëzuar ende.

Prandaj deklarata e papërgjegjshme e Ministres Krifca se: kemi mbimbjelle të ullinjve, pa një strategji të qartë që ka sjellë mbi prodhim të vajit të ullirit, është sa qesharake po aq edhe tragjike. Kjo deklaratë tregon se ajo nuk merr vesh fare, asnjë njohje nga politikat agrare, ku shqetësues është fakti se ose ajo nuk ka staf profesionistësh për ta këshilluar ose e keq këshillojnë qëllimisht.

Vendet e mesdheut si Greqia, Italia dhe Spanja që kanë të njëjtat kushte klimatike dhe tokësore me vendin tonë sigurojnë rreth 78% të prodhimit botëror dhe 98% të atij evropian.

Megjithëse Shqipëria ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e ullirit , ajo siguron vetëm 0.6% të prodhimit të tij në BE dhe nuk është në gjendje të përmbushë as kërkesën e vendit tone për këtë produkt (P.Qose , 2021). Eksporti i vajit të ullirit nga industria shqiptare është vetëm 174 (tonë) në vitin 2019 ndërsa eksporti i vajit të ullirit të virgjër arrin në 6 – 9 tonë.

Këto shifra dëshmojnë më së miri politikën largpamëse të qeverisë demokratike, që e rriti numrin e bimëve të ullirit nga 4.5 milionë në rreth 12 milionë rrënjë. Kjo inciativë jo vetëm nuk ishte gabim por duhet të stimulohet në vazhdimësi, mundësisht të dyfishohet prodhimi deri në anëtarsimin e vendit tonë në BE.

Për ministren që nuk e di se shtimi i sipërfaqeve me ullinj dhe vreshta deri në momentin e anëtarsimit është një mundësi që të kemi kuota më të larta të prodhimit të këtyre kulturave dhe një peshë më të madhe në tregun ndërkombëtar.
FATKEQËSISHT SOT QEVERIA SHQIPTARE NUK JEP ASNJË SUBVENCION për vajin e ullirit ndërsa Bashkimi Evropian subvencionon rreth 2,3 miliardë $ për ullirin ose e thënë më thjeshtë subvencionon me shumë se 1 dollarë për çdo kg vaj ulliri.

Qeveria në vend që të ankohet për prodhimin e bollshëm të ullirit duhet të ndërmarrë politika nxitëse për rritjen e eksoprtit të vajit të ullirit dhe konkretisht:

Së pari duhet të rrisë mbështetjen në procesin e çertifikimit, ambalazhimit dhe veçanerisht në rritjen e kapaciteteve për ruajtjen e vajit të ullirit me qëllim që ky produkt të jetë konkurues për eksport.

Së dyti krijimi i një agjensie kombëtare e cila të promovojë dhe te sigurojë kontrata për tregtimin e këtij produkti në tregun ndërkombëtar, madje duhet vëndosur edhe një fond garancie për sigurimin dhe garantimin e fermerëve.

Së treti fondet e IPARD të orientohen drejt ngritjes së industrisë përpunuese dhe grumbulluse, ruajtëse dhe tregtuese të vajit të ullirit dhe të mos jepen si shpërblim për militantet apo nderhyrjet e drejtoreshave të bashkisë së Tiranës

Së katërti duhet të nxitet rritja e numrit të rrënjëve të ullirit në vendin tonë duke pasur prioritet kutivarët autoktonë; “Kalinjot”, “Krypi Beratit”, “Bardhi i Tiranës”, “Krypsi i Elbasanit”, “Mixan” dhe “Himara”,
Vaji i ullirit aktualisht është një treg eksporti 7 – 8 miliardë dollarë globalisht që po rritet me një mesatare prej 8.6% në vit, prandaj është domosdoshmëri hartimi i politikave për të kapur një pjesë të vogël të këtij tregu.

Dhe se fundmi në lidhje me deklaratën e ministers së bujqësisë skam cthem “fale o zot se nuk e di çfarë thotë dhe cfarë bën “!

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com