Nga Qamil Gjyrezi
Ujerat lumejte perrenjte malore liqeni kerkojne nje studim dhe Projekt afatgjate lokal kombetare dhe rajonal qe Shkodra te mos permbytet. Ne vitin 2004 Bashkise se Shkodres iu ofrua nje projekt amerikan per shpetimin e Shkodres nga Ujerat. Por asnjeri nuk e vuri ujin ne zjarr per ta marre kete Projekt dhe specialistet e qarkut dhe te Bashkise drejtoheshin nga persona jo kompetent dhe pseudopoltik.
Te gjithe shkodranet i mbajne mend permbytjet ne vitin 2010. Prurjet e teperta te ujit kishin rritur nivelin e tij deri ne mbi 1 meter ne disa zona. Me te rrezikuarit ishin banoret e Dajcit dhe Anes se Malit. Zgjidhja e situates u be perseri ne kurriz te parave publike duke hedhur zhavor pa kriter qe me vone kjo trase u riparua por nuk jam i sigurte per te ardhmen dhe funksionimin e saj ne mbrojtje te prurjejeve. Ne vitin 2010 volumi i prurjeve te liqenit te Kaskades se Drinit arriti ne 2 miliard e 119 Meter kub. Ne vitin 2018 pati perseri permbytje dhe qeveria pretendoi se ndryshoi menaxhimin e digave.
Permbytje ka patur edhe ne vitin 2022. Pushteti lokal ne Shkoder akuzon qeverine e Rilindjes kurse qeveria akuzon Bashkine Shkoder per keqmenaxhim te fondit te permbytjeve. Prandaj qe te marri fund kjo loje ky ping pong ne dem te qytetareve te Shkodres duhet te perpilohet nje projekt afatgjate ku te parashikohen ndryshimet klimatike dhe buxheti te jete sa me real per te mos renduar financat e Shqiperise te keqperdorura nga drejtuesit lokal dhe qendrore ne dem te buxhetit te shtetit dhe taksave te qytetareve shkodrane dhe shqiptare.














