Kreshnik Çollaku, deputet i PD
Fakti qe drejtuesi i ri i SPAK zgjidhet nen monitorimin dhe kujdesin e ambasades se SHBA per proces me integritet,qartesisht duke bere te deshtojne perpjekjet per ndikim apo kapje nga pushteti politik..,eshte shprese dhe siguri se lufta kundra korrupsionit dhe aktoreve te korruptuar do te pesoje nje zhvillim serioz.
Une pershendes dhe uroj sukses ne punen e tij drejtuesit te ri te SPAK,shpresoj qe entuzuazmin publik qe perceptohet lehte sot per zgjedhjen e tij te kuptohet si ndjeshmeri dhe pritshmeri e pergjithshme se lufta ndaj korrupsionit eshte jetike per fatet e nje Shqiperie me te mire dhe ne kete sfide nga sot kreu i ri i SPAK ka pergjegjesi te dores se pare.











