Flet ekspertja/Kumrie Zika: Ofrimi i kushteve të mira të punë, do ta reduktonte numrin e emigrimit të të rinjve!

Rishikim i politikave te tyre per te terhequr punetoret vendas dhe per ti mbajtur ato.
Historia dhe menyra se si sot punohet,jetohet po peson ndryshime thelbesore,nese dikur menyra e punes dhe jetes ishtw sipas hiarkise se nevojavw te Maslowit, sot kemi jo me punesim per nevoje por perzgjedhje…
Nese ne te kaluaren puna shikohej per siguri jetesore dhe si punonjesi i vetmi qe investon ne kompani,sot punonjwsit kerkojne jo vetem ato te jene investues ne nje biznes por dhe Punedhensi te imvestoje tek punetoret ne menyra të ndryshme sipas kohes.
1) Si pune me orare flexible
2)Kushtw te mira punesimi,si ofrim akomodimi per ato qe skan nje banesw te tyre.
3) Rroga te mira sipas pozicionit.
Po te shikosh kohet e fundit me largimin e shume te rinjeve nga Shqiperia dhe braktisjen e tregut te punes,shume biznese po vuajne per fuqi punetore dhe perseri nuk bejne asnje hap veprimi dhe ndryshimi per ti mbajtur keta punonjes ne bizneset e tyre,e nga ana tjeter fuqise se huaj punetore si ajo Indiane etj…i ofrojne mundesira me te mira pune se sa atij vendasi.
Une mendoj se ofrimi i kushteve te mira te punes, pervec rrogave te larta dhe kushte strehimi do ta reduktonte numrin e emigrimit te te rinjeve. Nuk mund te kete biznese pa fuqi punetore,vlersimi i tyre ne kohe do te parandalonte largimet masive. Urojme qe te kete reflektime mbi situaten e punesimit ne vend,politikat dhe ligjet.
Nga une Keshilluese karriere ne ndermjetesim ne punesim✍️Kumrie Zika