InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Berisha gjithmonë ka pasur një plan, për këtë që po i ndodh sot!

15 Nëntor, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Primaret me “prim” të foltores!

Nga Edlira Devolli-LEKA

Në mbledhjen e këshillit kombëtar të datës 30.08.2021, çdo gjë shkoi mirë. Madje dhe kush kishte ndonjë dyshim për të qenë “pro apo kundër” ndonjë zgjedhjeje, i mjaftonte të hidhte sytë nga Berisha i cili pa mbaruar fjalën Basha apo Bardhi ngrinte dorën për “pro”.

Ai “legjenda” miratonte çdo gjë që propozohej nga lidershipi. Thua ta kishte nga naiviteti?!

Kush e njeh mirë e di që ai nuk është naiv, as njeri që “fle mbi dafina” dhe i le të tjerët në punën e vet. Madje në kohën kur bëheshin listat për deputet, kishte nga ata afër tij tani, e pranë Bashës atëherë që sugjeronin, nëse doni të hyni në lista ”kaloni nga doktori”.

Dhe pati nga ata që dëgjuan këshillat dhe u shpërblyen me vendin e deputetit. Mos vallë e kishte nga mungesa e informacionit?!

E pamundur, ai i kishte vendosur Bashës në të gjitha anët dopjo rreth, madje njerëzit e tij. Kurdo t`i duhej që të jepte idenë e “liderit suprem” t`i merrte pas dhe të përçonte në opinion, se Basha u la vetëm dhe Berishën e ndjekin nga pas. Çfarë dua të them?

Ankimet dhe mospëlqimet për sistemin elektoral proporcional kanë një emërues të përbashkët; ”sistem zgjedhor që çimenton kryetarokracinë”. Nëse kjo ka një të vërtetë, e nëse Basha nuk mund të konsiderohet aq naiv politikisht, se ndryshe Berisha nuk do e qarkullonte në qeverinë e tij, sa në një ministri në tjetrën dhe nuk do e mbështeste si pasuesin e tij në parti, natyrshëm lind një pyetje:

Nëse Berisha vërtet nuk ka pasur veto, si mundet që një “kryetarokrati” si Basha i ikën te Berisha drejtuesit e listës së deputetëve në Vlorë, Durrës, Gjirokastër, Tiranë, Lezhë, Shkodër e Dibër?!

Edhe shumica e atyre që me propozim të Lulzim Bashës u kandiduan dhe u bënë anëtarë kryesie të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit, e braktisën “folenë” dhe shkuan te “babai non grata”. Më thoni dot si e pse?!

Berisha kishte të planifikuar në detaj çdo skenar. Madje ai kishte filluar të “godiste ” figurën e Bashës, pasi nuk i duhej në asnjë moment fuqizimi i tij. Nuk i duhej fitorja e 25 prillit, pasi rrezikonte të shkuarën e të tashmen, jo vetëm të tij por i rrezikohej edhe Metaj i shallit të kuq të komunizmit.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com