Nga Agron PREBIBAJ
ME SHEMSI PRENÇI, SFIDOJMË SOCIALISTËT
Kamza, të votojë Prençin, burrin fjalëmbajtës!
Kandidati demokrat në primare për Bashkinë Kamez, zoti Shemsi Prençi, e rrit cilësinë e garës brenda familjes politike të PD, pasi vjen para qytetarit personaliteti konseguent e bashkëpunues me secilin qytetar e zyrtar.
Me propozimin e disa miqëve të mi nga gjithë thesari i heterogjenizmit në këtë bashki (kryesisht ansambel i qytetarisë veriore), por edhe unë si idealist e dhjetorist i “90-ës, si drejtues në media kombëtare e lokale në keto 32 vite, më lind e drejta ta jap mendimin tim të arsytuar për familjen time politike të djathtë.
Unë me Shemsi Prençin, kurrë në jetën time as një kafe nuk e kam konsumuar, por ndër vite, miqtë e mi nga Tropoja, Kukësi, Hasi, Dibra, Burreli, Mirdita, Lezha,Tirana etj, japin konsideraratën më të lartë për njeriun komunikativ, menxhues i zoti, fjalëmbajtës, ky është burri elitar, përfaqësuesi i denjë i bashkëpunimit, qytetarisë tradicianale e bashkëkohore.
Unë për zotin Prençi kam mësuar shumë në vitet si kryeredaktor e sekretar medias së PDK-së, kryesisht nga Dibranët, Mirditorët e Kuksinët, ndërsa Nikaj-Mërturasit e mi e Pukjanët e vlersojnë zotin Prençi si burrin elitar në fjalëmbajtje.
Nëse familjes tonë politike sot i duhet burri me ide, i cili din të ndërtojë projekte zhvillimi, më përkushtim për të ulur varfërinë, rritur punësimin e zbutjen e krizës sociale; – qytetarët e Kamzes e Paskuqanit duhet votuar zotin Shemsi Prençi si garanti i fitorës së demokratëve!
#MeShemsiPrençiSfidojmëRilindjenRama!











