Nga Klejdi Alla
Një nga të rejat më energjike dhe solare, që rrezaton çiltërsinë dhe energjinë e rinisë është duke marrë mandatin e deputetes.
Në fakt Ori e meriton si pak kush atë mandat sepse edhe pse një vajzë e re pa pushtet në xhunglën e Tiranës, ajo fitoi plot 5599 vota falë qasjes dhe stilit të saj të komunikimit me të rinjtë demokratë.
Por kë bezdis Ori si deputete? Kë shqetëson freskia e saj?
Fosilet e vjetra të politikëa, grabitqaret e pavotuara kurrë që vegjetojnë në PD prej vitesh falë intrigave dhe lëpirjeve.
E sulmojnë foltoristët kur kanë deputete figura bosh që as votat e familjes nul i marrin dot e jo më të tjerëve.
E akuzojnë për çfarë… se drejtonte “Përputhen”?
Po e akuzojnë ata që emisionin Përputhen e kanë bërë dhe e ende e bëjnë pakamera në zyrat e PD… me zonjushat e PD.
Ska nevojë të përmend emra se të gjithë i dimë skandalet rozë të drejtuesve më të lartë të Foltores, qoftë si ministra e qoftë si drejtues në PD dikur.
Ndaj na i kurseni hipokrizinë, mjafton imoraliteti juaj.
Por ajo që nuk thoni për Ori Nebiajn është që ajo ka punuar dhe çarë vetë në jetë që në moshën 17vjeçare. Nga Drejtues emisionesh, drejtuese Revistash, menaxhere biznesh dhe drejtuese marketingu etj etj dhe paralelisht ka kontribuar si pak vajza në forumet e PD!
Është modeli i të resë që ambicia i përkthehet në punë të ndershme e fisnike, që aftësia e ka çuar në suksese!
Mund të mos jetë deputete e formatit klasik sepse nuk është as burakrate institucionesh, dhe as në moshën e zakonshme të politikaneve (+40vjeç) por kjo është risia dhe oksigjeni që Ori do sjell për PD, pak nga më e mira e rinisë Shqiptare në parlament!
Suksese Orit dhe na përfaqëso siç di ti!











