InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Gjeniu i matematikës në “Festojmë Familjen”

25 Tetor, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Gjeniu i matematikës në “Festojmë Familjen”

Në zonën ku banon, të gjithë e thërrasin “gjeniu i matematikës”. Ai mund të shumëzojë, pjestojë, mbledhë dhe zbresë lehtësisht një numër me numra dy, tre dhe katërshifrorë, pa patur nevojë për një makinë llogaritëse. Ndërsa ti e pyet, ai e ka gjetur përgjigjen. Numrat janë bota e tij, pasioni i tij. Ermisi nga Thumana spikati që i vogël për dhuntitë në shkencat ekzakte, duke befasuar edhe mësuesit.

“Që në klasë të parë kuptova se matematika është lënda ime e preferuar. Deri në ato momente nuk e dija se kisha aftësi të mblidhja dhe zbrisja. Më kanë ndihmuar shumë edhe mësuesit. Me kalimin e kohës, ushtrimet e librit më dukeshin shumë të thjeshta,”- na tregon 13-vjeçari, për talentin e të cilit mësuam gjatë trajnimit “Festojmë Familjen”.

Bashkë me 27 prindër dhe fëmijë, Ermisi ishte pjesë e një kampi dyditor me fokus ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në familje, në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”, i zbatuar nga World Vision Albania në bashkinë Krujë.

“Jam shumë i lidhur me mamin, por pjesëmarrja në programin Festojmë Familjen e ka thelluar edhe më tej marrëdhënien tonë. Më pëlqeu shumë koha e kaluar me familjen në kampin e familjes. Tani ndjej një perkushtim më të madh nga mamaja ndaj meje dhe vëllait,” – na tregon 13 vjeçari nga Thumana.

Ermisi e kalon kohën e lirë duke lexuar gjeometri, trigonometri dhe çdo gjë që ka të bëjë me botën e matematikës. Jetesa në periferi të Thumanës dhe mungesa e vëmendjes së duhur, nuk e kanë penguar adoleshentin të zhvillojë më tej talentin e tij.

“Jetesa në fshat të penalizon. Nuk jam përfshirë në konkurse dhe olimpiada. Më pëlqen të mësoj në mënyrë të pavarur, duke shfrytëzuar librat që kam në dispozicion, apo edhe videot në youtube. Sa më shumë rritem, aq më shumë kuptoj se kam nevojë për libra dhe mundësi të reja për zhvilluar aftësitë e mia,”- thekson djaloshi.

Për Luljetën, fakti që një nga djemtë e saj është i talentuar në matematikë, është sa krenari edhe gëzim, po aq edhe një përgjegjësi e shtuar. Familja jeton vetëm me të ardhurat që siguron babai i Ermisit, i cili punon kryesisht në ndërtim, ndërsa Luljeta angazhohet në bujqësi.

“Me duket e pabesueshme që djali ka kaq shumë talent në matematikë. Kemi vështirësi, por do bëj gjithçka që të siguroj të ardhura që djali të ketë mundësi të zhvillojë më tej talentin e tij,” – shprehet Luljeta, ndërsa nuk i mban dot lotët teksa na tregon për daljen e parë të televizive të Ermisit. Një nga televizionet kombëtare i ka kushtuar një emision të veçantë talentit të 13 vjeçarit dhe për Luljetën ky ishte një moment krenarie.

Luljeta na tregon gjithashtu se kampi dyditor në kuadër të programit “Festojmë Familjen” e ka rimodeluar marrëdhënien e saj me 2 fëmijët.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë kohë. Nga gëzimi, natën e parë të kampit kam fjetur me dy fëmijët të përqafuar. Trajnimet do përpiqem t’i zbatoj në familjen time. Kam mësuar se duhet të bashkëbisedoj më shumë dhe të kaloj kohë cilësore me fëmijët dhe bashkëshortin. Kjo e forcon familjen,” –  thotë Luljeta, ndërsa shton se synimi i saj është që të bëjë çfarë është e mundur që Ermisi të shkëlqejë me talentin e tij.

Pjesëmarrja në trajnimin “Festojmë Familjen” ka lënë ndikim të fuqishëm edhe tek Ermisi. 13-vjeçari shprehet se para se të jetë një gjeni në matematikë, do përpiqet që të jetë një gjeni me prindërit dhe vëllain e tij.

“Kam mësuar shumë gjëra këto dy ditë. Mbi të gjitha kam mësuar sa pa mbështetje nuk mund të zhvillojmë talentet tona. Kam mësuar se para se të jem një gjeni në matematikë, dua të jem një gjeni në marrëdhëniet me familjen time,” e mbyll mesazhin e tij djaloshi i talentuar.

Përmes projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”, 115 familje në bashkinë Krujë, në njesitë administrative Fushë-Krujë, Thumanë dhe Bubq janë mbështetur të hedhin bazat e një ekonomie të qendrueshme familjare.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti janë organizuar disa trajnime me fokus ndërtimin e praktikave të shëndetshme të prindërimit dhe të aftësive të nevojshme për të përballuar më mirë situatat e emergjencës në të ardhmen. Përmes këtyre trajnimeve, prindërit kanë patur mundësi të shkëmbejnë mendime dhe eksperienca me njëri-tjetrin, si dhe të njihen me disa teknika që mund t’u vijnë në ndihmë për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme me fëmijët dhe bashkëshortët.

Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprimeve të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe cilësore.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com