InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Ja cila është dita më e rëndësishme e jetës suaj

24 Tetor, 2022
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Ja cila është dita më e rëndësishme e jetës suaj

Nga Seth Schwartz

“Psychology Today”

Cila është dita më e rëndësishme e jetës suaj? Përgjigja për këtë pyetje është shumë e thjeshtë: dita e sotme. E kaluara nuk mund të ndryshohet, dhe e ardhmja nuk ka ndodhur ende. Ju nuk mund të bëni asgjë për gjërat që kanë ndodhur tashmë, dhe përpjekja për të jetuar në të ardhmen do ta largojë fokusin tuaj nga e tashmja.

Prandaj për cilindo strategjia optimale është të përfitojmë sa më shumë nga momenti që kemi përballë. Po sikur sot të jetë vetëm një ditë tjetër e zakonshme? Po sikur ta ta kalojmë thjesht të ulur nëpër takime, apo të udhëtojmë më makinë? Po sikur të kemi një grindje të tmerrshme me dikë afër nesh, të humbnim punën apo një anëtar të familjes?

A është ende e sotmja dita më e rëndësishme? Përgjigja vazhdon të mbetet sërish po! Të bëjmë më të mirën sot, mund t’i lehtësojmë gjërat për ne më vonë, ose të paktën të na ndihmojë të përballojmë çfarëdo situate në të cilën ndodhemi. Injorimi i sfidave të sotme, nuk do të funksionojë.

Pasi do të përballemi me të njëjtat sfida edhe nesër dhe pasnesër. Shumë vite më vonë, as mund të mos e mbani mend ditën e sotme apo atë që ndodhur.

E sotmja mund të ngatërrohet me këtë muaj, këtë javë ose këtë vit. Por dita e sotme mund të ndihmojë sërish për të vendosur ditët që do të mbani mend. Dita juaj e dasmës, ose dita e lindjes së fëmijës suaj të parë, apo një moment kyç në karrierë, janë krijuar që të gjitha nga ngjarje që ndodhin në ditë të tjera të cilat nuk mund t’i mbajmë mend.

Sikur të mos kishin ndodhur ngjarjet kryesore në ato ditë të tjera, mund të mos kishin ndodhur as kujtimet tona kryesore.

Unë kam një shprehje: Çdo ditë që zgjohem dhe shoh dritën që vjen nga dritarja është një bekim. Çdo mëngjes pyes veten se çfarë mund të bëj për ta bërë të paharrueshme ditën e sotme. Zakonisht përgjigja përfshin të bërit diçka të mirë për dikë tjetër.

A mund ta ndihmoj dikë tjetër të përfundojë punën e tij? A mund ta ndihmoj dikë tjetër që të ndihet më mirë, pasi mund të jetë mërzitur pasi ka dështuar diku? A mund të ofroj mbështetje për mikun, anëtarin e familjes apo kolegun që nuk mund të përdorë njërën dorë? A mund ta dëgjoj dikë që ka nevojë të flasë?

Në judaizëm, fjala “mitzvah” i referohet të bërit diçkaje të mirë për dikë çdo ditë. Në shkollën hebraike çdo të shtunë na pyesnin se çfarë kishim bërë për të ndihmuar njerëzit e tjerë javën që kishte kaluar. A ndihmuam një të moshuar të kalonte rrugën? A ngushëlluam dikë që ishte i trishtuar? A blemë ushqim për dikë që nuk kishte mundësi ta blinte vetë?

A inkurajuam dikë që kishte një ide premtuese, dhe a e lexuam atë që dikush kishte shkruar, a i bëmë dikujt një kompliment të sinqertë? A ia mbajtëm derën hapur dikujt që kishte duart plot, dhe a ia lamë vendin e parkimit dikujt që e kishte më me nxitim se ne?

Të gjitha këto gjëra, dhe shumë të tjera, përfaqësojnë “mitzvah”, pra të bërit e diçkaje për të ndihmuar dikë tjetër. Pra, edhe nëse dita e sotme nuk është aq domethënëse për ty, diçka që bëni për dikë tjetër mund të jetë shumë domethënëse për ta.

Më lejoni t’ju jap një shembull. Disa vite më parë, një kolege imja më pyeti nëse doja të isha bashkautor në një punim në një doktoraturë të studentit të saj. Unë nuk e njihja studentin – nuk e kisha takuar kurrë dhe as e kisha dëgjuar emrin e tij. Por u ofrova të lexoja punimin dhe t’i jepja sugjerime.

Në fund pata rastin ta takoja këtë të ri verën e kaluar, dhe ai kaloi gjysmë ore duke më treguar se sa shumë e kishin ndihmuar komentet e mia dhe sesa këshillues me vlerë isha për të. Dhe gjithçka sepse lexova dhe komentova një punim doktorature që ai e botoi, me mua si bashkautor.

Ky person nuk ishte një folës i lindur i gjuhës angleze, dhe koha që më kushtoi për të redaktuar punimin e tij, e kishte bërë atë një shkrues shumë më të sigurt në anglisht. Unë nuk e kisha idenë se kisha ndikuar kaq shumë, dhe nuk e kisha takuar asnjëherë para kësaj vere.

Morali i kësaj historie: ju nuk e dini asnjëherë se sa shumë do të ndikojë një vepër e mirë për dikë tjetër. Pra, kuptimi më i madh që sjell e sotmja mund të mos jetë për ju, por mund të jetë për dikë tjetër. Nëse e shpërfillni sot, dikush tjetër mund të mos korrë përfitimet që mund t’i kishit dhënë. Ndaj shfrytëzojeni sa më shumë të sotmen. Dhe mund të merreni me të nesërmen, javën apo vitin tjetër kur ato të mbërrijnë.

Shënim: Seth Schwartz, profesor në Universitetin e Majamit, SHBA. Ai kryen hulumtime mbi identitetin, emigracionin dhe përshtatjen me kulturën perëndimore.

Të Lidhura

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026
FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com