Nga Eduart NDOCAJ
Qeveria e Giorgia Melonit dhe e forcave të tjera të djathta në Italinë fqinje, është padyshim një ogur i mbarë dhe për vendin tonë, sepse impakti i saj do të luajë një rol domëthënës dhe për axhendën politike shqiptare. Kabineti i kryeministres Meloni ka në përbërjen e tij emra mjaft të spikatur të cilët kanë patur një peshë në institucionet europiane dhe si të tillë pritet të kenë një diskurs politik që jep efektet e veta jo vetëm brenda Italisë, por dhe në Europë.
E djathta shqiptare, e cila kurrë nuk u dimensionua si e tillë, duhet të rishohë pozicionet e saj statike dhe nën shembullin e simotrave europiane, të ndërtojë asimetrinë politike dhe të dalë si një platformë e guximshme që e rishpik veten në kauzat e vërterta të një të djthte konservatore.
Shqipëria e Edi Ramës, gjatë këtyre 9 viteve ka rrëshkitur në një autoritarizëm të pashembullt, duke asgjësuar në mënyrë shembullore jo vetëm institucionet kushtetuese, por dhe vetë pluralizmin politik.
Me një mbështetje befasuese dhe të ndërkombëtarëve, Rama ia ka arritur të qeverisë pa ndonjë kokëcarje të madhe, duke mos e vrarë mendjen për skandalet e panumërta dhe korrupsionin galopant në cdo qelizë të shtetit.
Opozita prej 9 vitesh gjendet në qerthullin e saj ciklik, duke mos prodhuar asnjë ide dhe vizion dhe si e tillë, ajo gjithnë është shfaqur si zgjatim i qeverisë.
Sot, në Europë dhe gjthandej, qeveritë e majta po rrëzohen si birila, kjo pasi e djathta është ridimensionuar si ideologji dhe ka krijuar instrumenta real të ndërtimit të platformave të tyre qeverisëse.
Në Shqipëri, me lëvizjet e fuqishme dhe përpjekjet titanike të Dr. Berishës për ta shkëputur opozitarizmin e marrë peng nga tentakulat sorosiane, pritet që të ketë një rikthim shprese dhe rivendosje të sistemit demokratik.
Vala e fitoreve të të djathtëve në Europë është padyshim dhe një sirenë për zgjim të shqipatërve, të cilët nuk duhet të presin që Rama të ikë vetë, por të marrin fatet e tyre në duar dhe të shpëtojnë kombin.
Eduart Ndocaj,
Milano, 22 tetor 2022
Il governo di Giorgia Meloni e altre forze di destra nella vicina Italia è senza dubbio di buon auspicio per il nostro Paese, perché il suo impatto giocherà un ruolo significativo per l’agenda politica albanese. Il gabinetto del presidente del Consiglio Meloni ha nella sua composizione nomi abbastanza in vista che hanno avuto un peso nelle istituzioni europee e come tali dovrebbero avere un discorso politico che dia i suoi effetti non solo in Italia, ma anche in Europa. La destra albanese, che non è mai stata definita tale, deve riconsiderare le sue posizioni statiche e, sull’esempio delle sorelle europee, costruire asimmetrie politiche ed emergere come una piattaforma coraggiosa che si reinventa nelle vere cause di una destra conservatrice. L’Albania di Edi Rama, in questi 9 anni, è scivolata in un autoritarismo senza pari, annientando in maniera esemplare non solo le istituzioni costituzionali, ma anche lo stesso pluralismo politico. Con il sorprendente sostegno della comunità internazionale, Rama è riuscita a governare senza grossi problemi, senza badare agli innumerevoli scandali e alla corruzione dilagante in ogni cellula dello Stato. Per 9 anni l’opposizione è stata nel suo solco ciclico, non producendo idee e visioni, e come tale è sempre apparsa come un’estensione del governo. Oggi, in Europa e ovunque, i governi di sinistra stanno cadendo a crepapelle, questo perché la destra si è ridimensionata come ideologia e ha creato veri e propri strumenti per costruire le proprie piattaforme di governo. In Albania, con i potenti movimenti e gli sforzi titanici del Dr. A Berisha, per separare l’opposizione tenuta in ostaggio dai tentacoli sorosiani, ci si aspetta un ritorno di speranza e il ripristino del sistema democratico. L’ondata di vittorie della destra in Europa è senza dubbio un campanello d’allarme per gli albanesi, che non dovrebbero aspettare che Rama scappi da solo, ma prendere in mano il proprio destino e salvare la nazione. Eduart Ndocaj, Milano, 22 ottobre 2022











