InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Leskaj: Amnistia me porosi, ligësia e radhës e sektit Rama

10 Tetor, 2022
in InfoPress, Politikë
A A
Një Bujar për t’u njohur, një Bujar për t’u mbështetur!

Nga Bujar LESKAJ

Që në korrik 2020, sekti në pushtet provoi të kalonte një projektligj për faljen masive fiskale dhe penale, duke përgatitur në mënyrë anonime(nuk dihet cili grup pune, ekspertësh vendas apo të huaj e ka punuar) një amnisti të qepur për politikanët dhe të korruptuarit e vet, që kanë para jashtë dhe duan t’i pastrojnë dhe sjellin këtu.
Projektligji i gjeti kundër që të gjithë, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, shoqatat e biznesit dhe ekspertët kontabël e të ekonomisë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, në një dokument pune, shumë më profesional e voluminoz se sa vetë drafti i Ramës, parashtronte nëntë çështje të rëndësishme të konstatuara prej tij, gjatë vlerësimit të projektligjit për “Amnistinë Fiskale dhe Penale për subjektet e deklarimit vullnetar të pasurisë”. Ndër argumentat kryesore kundër që përmendte Delegacioni, më themeloret ishin:
1. Me draft-amnistinë e përgatitur, është e vështirë të garantohet se fondet dhe asetet që do të amnistohen nuk vijnë nga veprimtari kriminale.
2. Ekziston rreziku që projektligji të krijojë një “dritare mundësie” për evazion fiskal dhe pastrim të parave të huaja.
3. Projektligji rrezikon të sigurojë mosndëshkim të panevojshëm për subjektet që posedojnë pasuri të paligjshme.
4. Objekti i amnistisë shkon përtej asaj të legjislacionit të ngjashëm të zbatuar në vende të tjera.
5. Asnjë konsultim i përshtatshëm me palët e interesit nuk u zhvillua, përpara se sa drafti të dorëzohej në Kuvend
6. Qeveria duhet të synojë vetëm evazionin fiskal të kryer nga persona në Shqipëri, dhe jo evazionin e emigrantëve.
Pasi u zbyth në korrik 2020, në mars të këtij viti, sekti Rama provoi të shiste propozimin për gjoja amnisti për paratë e emigrantëve, si mbështetje popullore, me këshillimin-farsë publik me 12 pyetje të shpërndara me postë, pjellë e propogandës së patronazhistëve të vet.
E risolli projektligjin mbi Amnistinë në tavolinë këto ditë, duke pretenduar me paturpësi se ka synim kryesor të thithë kapitalin e emigrantëve jashtë vendit.
Mirëpo për këtë, si ka ndodhur me të gjitha amnistitë për emigrantët, të kryera kudo në botë nga shteti italian, belg, australian, indian, etj., është e domosdoshme që qeveria shqiptare të firmosë paraprakisht marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet nga ku mendohet se do të hyjnë kapitalet e emigrantëve të vet, si Greqia, Italia, Britania e Madhe, Gjermania, etj.. Kjo, për arësye se këto vende duhet të lejojnë shmangësit shqiptarë të sistemit të tyre tatimor, që të kenë mundësi të nxjerrin kapitalet jashtë Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe e me rradhë.
Pa këto veprime paraprake, asnjë emigrant nuk mund të rrezikojë paratë e veta të padeklaruara në shtetin ku jeton dhe punon. Por sekti i Liderit Global nuk ka aspak ndermend te lidhe urgjentisht:
1. Traktatet e ndihmës juridike të ndërsjellë
2. Marrëveshjet e shkëmbimit të informacionit
3. Marrëveshjet që rregullojnë ndjekjet penale dhe procedurat përkatëse (siç është ekstradimi).
Sepse nuk i intereson djersa e ballit e emigrantit, në punë të ndershme në ekonominë gri. I intereson vetëm paraja e korrupsionit dhe e trafiqeve kriminale. Prandaj dhe Rama tallet me paratë dhe djersën e emigrantëve.
Po ta kishte seriozisht, duhej të kishte ulur pragun e amnistisë në 100-200 mijë euro dhe jo ta bënte 2 milionë euro! Cili emigrant nga të 1.64 milionë emigrantët tanë, që sipas EUROSTAT jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Britanine e Madhe, ka punuar me ndershmëri dhe ka krijuar pasuri të padeklaruara deri në 2 milionë euro?!
Ky prag absurd amnistie zbulon ligësinë e rradhës të Ramës me projektligjin për amnistine fiskale dhe penale 2022. Zbulon qarte qellimin e tij per te amnistuar parate e vena nga korrupsioni te atij vete dhe te anetareve te sektit te tij, te derguara jashte. Si dhe parate e krimit te organizuar, te lidhur me mijera fije me kliken e pangopur ne pushtet. Prandaj dhe një javë më parë, më 30 shtator, Rama nuk shkoi në takimin që thirri vetë dhe nuk u përball me ambasadorët, por dërgoi sejmenët e tij.
Duke parë një oponencë të plotë, të llogjikshme dhe refuzuese ndaj draftit të vet, Lideri Global u zbyth edhe kësaj rradhe.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com