Deklarata e ministrit të brendshëm Çuçi mbi fluksin e madh të shqiptarëve që largohen me ç’të munden drejt Anglisë, se këta janë shqiptarë të larguar që kanë emigruar më parë në vendet e tjera dhe jo shtetas që largohen direkt nga Shqipëria ka ngjallur diskutime dhe debate të mëdha në opinionin publik duke e konsideruar të papërgjegjshëm këtë qëndrim të ministrit shqiptar.
Ish deputeti lezhian Eduart Ndocaj, ka reaguar sot përmes një video në rrjetet sociale, duke e cilësuar neveritëse deklararën dhe të pështirtë ministrin Çuçi.
Ndocaj thekson se: largimi i shqiptarëve po ndodh pikërisht për shkak të këtyre lëtyrave që kanë marrë peng fatet e vendit dhe po e zvarrisin honeve të zhbërjes totale kombin tonë.
Ndiqeni të plotë reagimin e ish deputetit:











