Nga Lirim NEZHA
Lulzim Bashën unë nuk e shoh më si lider të PD-së,i pati dhe i dogji a ja dogjën të gjitha mundësitë për t’u bërë i tillë. Maksimumi e shoh si një njeri të angazhuar politikisht aty ku ka kontributet e veta të pa mohueshme,në PD,mbase si deputet i saj në një të ardhme kur PD do të mund të dalë prej batakut ku e ka zhytur veten,por ajo që nuk duroj dot e që më bën t’i dal në krah, janë sulmet e orkestruara nga pjesa tjetër që fatktikisht kanë marrë drejtimin e PD-së,sulme që janë më intensive se ato ndaj Ramës dhe pushtetit të rilindjes.
Sulme të pista do të thosha,që nuk i nderojnë aspak ish bashkëpunëtorët e tij,sulme që më shumë dëshmojnë egzistencën e fuqisë së Bashës se sa potencën e atyre që sulmojnë.
Mendimet e mia duken si kontraverse,por po përpiqem të argumentoj si një demokrat i hershëm se nuk janë aspak të tilla,por ruajnë besnikërisht koherencën.
Në të gjitha shkrimet apo postimet e mia nuk gjen dot denigrim të figurave si Sali Berisha apo Lulzim Basha,kjo edhe në respekt të vetvetes sepse janë njerëzit që i kam ndjekur dhe mbështetur për tre dekada dhe do të më dukej vetja i pa moralshëm po të hidhja akuza për njërin apo për tjetrin,përpos opinioneve të mia politike.
Pra,kam argumentat e mia pse nuk e dëshiroj Lulin në krye të PD-së që lidhen me zhgënjimin e pritshmërive të mia,sikurse kam argumrntat e mia pse refuzoj të pranoj rikthimin e Sali Berishës edhe përtej vlerësimeve të mia për të si një lider historik dhe i suksesshëm,argumenta të cilat nuk do t’i shpalos sërish sot.
Ajo që desha të them sot e që më bën të ndihem keq është fakti që mes demokratëve të mi ka akuza të fëlliqura që nuk na nderojnë. Ka akuza që edhe po të qëndrojnë janë subjekt i organeve përkatëse dhe kurrë jo nuk do të duhej të ishin pjesë e leksikut të demokratëve.
U bë më shumë se një vit që PD, nga një parti aspirante për pushtet është kthyer në një baltovinë ku zhgrryhen aspirantët për vulë dhe seli duke sharë,akuzuar e mallkuar njëri tjetrin.
Kjo nuk është PD-ja ime së cilës i kam dhënë rininë…











