InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ka humbur respekti për mësuesin!

12 Shtator, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Ka humbur respekti për mësuesin!

Nga Namir Lapardhaja

Në vend të një urimi për mësuesit, prindërit dhe nxënësit

Shkolla është një ndër mjetet edukuese të individit, por familja, shoqëria, konteksti social dhe kulturor, janë po aq të rëndësishëm. Madje, këto luajnë rol parësor në formësimin e personalitetit të fëmijës.
Rrugëtimi i çdo viti të ri shkollor nis me një marrëdhënie tripalëshe: mësues-nxënës-prindër.

MËSUESI duhet ta shohë fillimin e vitit të ri shkollor si një mundësi të artë për të shprehur talentin dhe pasionin e tij në edukim dhe mësimdhënie. Nëse profesioni nuk do të shihet si mision, por si një punë e rëndomtë, për të marrë rrogën dhe për të mbajtur frymën gjallë, viti shkollor do të duket shumë i gjatë, puna shumë e lodhshme dhe nuk do të marrë si shpërblim kurrfarë kënaqësie.

Mësuesia është shndërruar në një profesion të lodhshëm për shkak të burokracive dhe vështirësive që dalin gjatë rrugës dhe që në shumicën e rasteve nuk kanë lidhje me edukimin dhe mësimdhënien, mirëpo mësuesi i mirë është githmonë i aftë të bëjë dallimin mes kotësisë dhe të vlefshmes.

Ashtu siç i kërkonte A. Lincolni mësuesit të fëmijës së tij, çelësi i sekretit të çdo edukuesi të mirë është stimulimi i talentit që gjendet brenda çdo fëmije dhe, mbi të gjitha, “të gjeturit të forcës për të mos ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit”. Por që të arrish të përçosh këtë filozofi tek fëmija, së pari, duhet ta besosh dhe realizosh vet më parë një gjë të tillë. Përndryshe, do jesh thjesht një rrogëtar, shpeshherë nën nivelin e nxënësve të tu, të cilët, pavarësisht se do të respektojnë gjatë periudhës së shkollës, kur të rriten dhe të ndërgjegjësohen më tepër, do ta bëjnë dallimin dhe vlerësimin real.

PRINDËRIT shpeshherë “shpëtojnë” duke i çuar fëmijët në shkollë dhe duke “i plasur” atje. Se çfarë bëhet më tej, as që duan ta dinë. Kur bëhen problem, të kërkojnë edhe llogari, sikur nuk janë ata që jetojnë nën të njëjtën çati me fëmijën e tyre. Sigurisht, ka edhe përjashtime. Ka prindër të mrekullueshëm, të cilët orë e çast “të bezdisin” me interesimin e tyre. Këta janë prindërit shembullor. Në të gjitha rastet, prindërit e nxënësve shumë të mirë, të cilët edhe pa interesimin e tyre janë model. Prindi në raport me mësuesit është përpara një paradoksi: nga një anë ai e kupton se diçka me fëmijën e tij nuk shkon, nga ana tjetër ai është i predispozuar të besojë fëmijën dhe të kërkojë më shumë se ç’duhet dhe më tepër se sa i takon. Në të gjitha rastet, fëmijët janë mishërimi më i gjallë i prindërve të tyre. Ka edhe përjashtime nga rregulli.

NXËNËSIT në ditët e sotme, në shumicën e rasteve, e shohin mësuesin si armik. Ka humbur ai respekt i dikurshëm për figurën e mësuesit. Në këtë marrëdhënie problemi nuk është vetëm i tyre, ngase edukimi është një raport dinamik i vazhdueshëm dhe i përhershëm. Ka nxënës model dhe me synime të qarta, ashtu siç ka nxënës hileqar, dembelë dhe që kërkojnë më shumë seç japin. Shpeshherë këta të fundit “i prishin” edhe prindërit e tyre, të cilët e “ndihmojnë” fëmijën në krijimin e një figure të urrejtur për mësuesin në sytë e tyre.
Të japësh receta në këtë marrëdhënie tripalëshe nuk është aspak e lehtë, mirëpo çdo fillim i ri është një motiv dhe arsye më tepër drejt përmirësimit dhe drejt realizimit të qëllimeve.
Ndaj urimi im për kolegët është të jenë vetvetja, të mos lejojnë t’i shkelin dinjitetin e tyre dhe të jenë kurajoz dhe të qëndrueshëm në ato që japin dhe kërkojnë.
Fëmijët t’i shohin me përgjegjësi dhe t’i trajtojnë ashtu siç do të deshën që të tjerët të trajtonin fëmijën e tyre.
Për prindërit e fëmijëve urimi është që të jenë të interesuar për fëmijët e tyre përgjatë gjithë vitit shkollor, ta ndjekin ecurin e tyre në vazhdimësi dhe të kërkojnë aq sa meritojnë, sepse çdo kërkesë më tepër mund të jetë diçka e thjesht për ta, mirëpo mund të shndërrohet në padrejtësi për fëmijët e tjerë.
Për nxënësit urimi është të punojnë shumë, fort dhe në mënyrë sistematike. Të kenë respekt për shokun dhe, mbi të gjitha, për mësuesin. Mësuesit nuk janë aty për të qenë kundër, por për të ndihmuar. Ndaj shihini mësuesit si partnerë për të bashkëpunuar, në punë të mira dhe të dobishme.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com