Nga Albert AVDULI
Azem Hajdarin, disa e kishin dhe e kanë idhull, të tjerë edhe mbas vdekjes e kanë armik deri në vdekje, shumë e respektojnë, të tjerë i zbulojnë dritë-hije…
Mbi gjithë lëvdatat, anatemat, titujt nderues dhe këngët, ai, Azem Hajdari është Amza e një brezi studentësh idealistë.
Azemi e bëri historinë e tij, ne vazhdojmë të shkruajmë si kronikanë mesjetar, në data që ai i ka e ne jo.
Më interesant dhe qesharak janë ata që s’dinë as të shkruajnë keq, veç shkarravisin, njëjtë si punëtorët e shërbimeve që prishin parrullat mbas fushatave elektorale











