InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Homazh për nënat: Vdekja e një nëne nuk është si çdo vdekje…

7 Shtator, 2022
in InfoPress, Lifestyle
A A
Homazh për nënat: Vdekja e një nëne nuk është si çdo vdekje…

Nga Albert Vataj

Homazh për nënat që ju blatuan amshimit

Vdekja e një nëne nuk është si çdo vdekje, si çdo mbarim i ditëve e shterrim i hapave, fikje e dritës së syve e këputjes së frymës. Vdekja e një nëne është solemniteti më i trishtë i një dhimbje që kafshon plagën që çel humbja.

Vdekja e një nëne është mbarimi i të gjitha ëndrrave që shohim në prehrin e saj dhe realiteteve të përmallshme që shpalojmë në epjen ngadhënjyese, që bekoi vullneti hyjnor i shpirtit të saj.
Me humbjen e nënës mbetemi pa prehje, pa prekje që na përmend e na mbush me shend, mbetemi të vetëm në çdo dhimbje dhe të harruar në çdo gazmim. Sepse është thyer brenda nesh ena e lëndës magjike që mëkoi syri dhe prekja e saj.
Të gjithë rendim drejt një caku të mbramë, duke ju bindur përulësisht ligjësisë së jetës dhe duke besuar në drejtësinë e ashpër të atij vullneti qiellor, asaj mirësie të lartë që na shpërbleu me shëmbëlltyrën e vet dhe na zbraz nga fryma tokësore, duke na mbushur me hapësirën e përjetësisë.

Etja për dritë hyjnore thërret vetëm ato, nënat, zemra dhe shpirti i të cilave rrok pafundësinë siç arriti ajo të mbushte çdo epje me përqafime.
Ajo ikën pa marrë leje, ikën gjithnjë kaq papritur, ikën për të marrë në udhën e pasosur shpirtin që mbushi me pafundësi. Iku edhe kjo nënë e këtij fillimmarsi, duke lënë më shumë se dhimbje, lot.

Mes heshtjes dhe pikëllimit që notonte mbi tymin e cigares, dikush pyeti sa vjeç ishte nëna.
Ai i tha: – Nënë! Dhe lotit i fshehu.

Ikën një nënë, ikën duke na lënë jetim, edhe pse prehërin në ditët e acarta të pleqërisë i’a ngrohën nipër dhe mbesa. Duart e saj i’a puthën gjithë ato mirënjohje.

Falenderues mbeti gjithkush që ruajti në zemër dhe kujtime bujarinë e begatë dhe mirësinë e shenjtëruar të nënës që ajo mëkoi.
Iki nëna një ditë për të mos lënë moshë, numër vitesh që sakrifikoi, numër betejash ku luftoi, pafundësi çastesh meraku që e çanë dhe thërrmuan zemrën e saj.

Dashuria e saj, ajo që nuk e mori dot në prehjen e paqes së gjithmonshme, qëndroi në ajrin dhe frymëmarrjen e gjërave që mbeten pjesë e shastisjes së kësaj dite morte. Mbetet gjithçka këndej, këndej ku dhimbja e humbjes dhe pikëllimi zgjohen për të kërkuar prej nesh një dorëzim pa kushte, një gjunjëzim që të epërm ka besimin në atë që ofron përulësisht me lutje.

Para çdo vdekjeje mundemi të jemi burra, por para vdekjes së nënës ne mbetemi fëmijë që qajmë me sytë e qiellit.

Të Lidhura

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit
Lifestyle

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

9 Shkurt, 2026
Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet
Lifestyle

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

5 Shkurt, 2026
Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri
Lifestyle

Arsyeja e vërtetë pse njerëzit duhet të puthen në mesnatën e Vitit të Ri

3 Janar, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com