InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kafka: Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh…

4 Shtator, 2022
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Kafka: Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh…

Është viti i fundit i jetës së shkrimtarit Franc Kafka-s (ai vdiq nga tuberkulozi para se të bëhej 41 vjeç) dhe koha kur ai ka rënë në dashuri me Dora Diamant, një grua e re afër 20 vjeç, me të cilën jeton në Berlin.

Çdo pasdite, Kafka shkon për një shëtitje në parkun Steglitzer. Një ditë, ata panë një vajzë të vogël duke qarë, dhe dënesjet e saj u prekin zemrën. Kafka e pyet atë se çfarë i ka ndodhur, dhe ajo i tregon se ka humbur kukullën e saj. Ai i thotë se do ta kërkojë për të dhe kur ta gjejë do t’ia sjellë dhe e lënë të takohen sërish në park nesër.
Por, ai nuk e gjen dot kukullën dhe nis të shpikë një histori për t’i shpjeguar vajzës së vogël se çfarë ka ndodhur.

“Kukulla juaj ka shkuar në një udhëtim,” i thotë ai kur takohen sërish. “Si e di ti këtë?”, pyet vajza. “Për shkak se ajo të ka shkruar një letër”, thotë Kafka.
Kafka e kishte shkruar letrën për vajzën sikur t’ia kishte shkruar kukulla e saj. Ajo nuk ka mësuar se si të lexojë ende, ndaj ai e lexon letrën me zë të lartë.

“Të lutem mos u pikëllo për mua. Jam nisur për një udhëtim pasi dua të shoh botën e për të njohur miq të rinj. Nuk është se unë nuk të dua, por kam nevojë për që ta bëj këtë udhëtim për veten time. Do të shkruaj rreth aventurave të mia”, shkruhej në letër. Kafka vijoi t’i dërgonte letra të tjera vogëlushes, letra të cilat i shkruante me të njëjtin përkushtim dhe tension, me të cilin shkruante veprat e tij, transmeton “fotografi që kanë bërë historinë”.

Shkrimtari shkruan nga një letër të re çdo ditë, për asnjë arsye tjetër në botë, përveç se për të ngushëlluar vajzën e vogël. Dora thotë se ai shkroi çdo fjali me vëmendje dhe me detaje për tre javë dhe shkonte në park për t’ia lexuar letrat vajzës. Kukulla rritet, shkon në shkollë, njihet me njerëz të tjerë.

Ajo vazhdon ta sigurojë vajzën e vogël për dashurinë e saj, por ajo lë të kuptohet se kanë ndodhur ngjarje të ndryshme në jetën e saj që e bëjnë të pamundur për të që të kthehet në shtëpi. Pak nga pak, Kafka është duke e përgatitur vajzën për momentin, kur kukulla do të zhduket nga jeta e saj përgjithmonë.

Pas testimit të disa mundësive, ai më në fund vendos që ta martojë kukullën. Ai përshkruan të riun që ajo bie në dashuri me të, festën e dasmës, edhe shtëpinë ku kukulla dhe burri i saj tani jetojnë. Dhe pastaj, në rreshtin e fundit, kukulla ofron dhe lamtumirën me shoqen e saj të vjetër dhe të dashur.

Vajza u ngushëllua me historitë dhe aventurat e reja të kukullës së saj. Kur takimeve mes Kafkës dhe vajzës po i afrohej fundi, shkrimtari i dhuroi asaj një kukull të re. Kukulla e re që nuk ngjasonte aspak me të parën mbante me vete një shënim ku shkruhej: “Udhëtimet më kanë ndryshuar.”

Shumë vite më vonë, vajza, tashmë e rritur, gjeti një tjetër letër brenda kukullës që kishte marrë dhuratë. Në të shkruhej: “Çdo gjë që dashuron një ditë do ta humbësh, por në fund dashuria do të rikthehet në një formë të ndryshme.”

Të Lidhura

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com