InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Hajgarja dhe kali i qyqes! – Nga Azgan Haklaj

3 Shtator, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
Hajgarja dhe kali i qyqes! – Nga Azgan Haklaj

Nga Azgan Haklaj

Edhe dy ditë mblidhet sezioni i ri parlamentar dhe grupi i deputetëve me shumicë ka vendosur të rikonfirmoj kryetar z Enkeled Alibeaj dhe sigurisht në parlament do të rikonfigurohet zyrtarisht grupi parlamentar i PDSH-së me kryetar z Alibeaj.

Marshalli Sali Berisha nuk e uzurpoj dot grupin parlamentar të PDSH-së edhe pse u përpoq me çdo lloj forme.

Ai pasi deshtoj në tentativën për pushtimin e Selisë së demokratëve me dhunë me dt 12 dhjetor të vitit 2021 dhe dt 8 janar të vitit 2022 përdori marifetet e një gjyqtari plepash, shtogu, apo dëllinjash e invadoj me mashtrim dhe falsifikim tempullin blu dhe që nga ajo ditë vazhdimisht u përpoq të imponohej si shumicë edhe mbi grupin parlamentar, njëkohësisht duke i përçarë edhe me shumë demokratët të cilëve ua sulmoj shtëpinë e përbashkët me simfoni barbarësh me dashë, çekiçë, hekura, qyski, shkallë si në mesjetë kur sulltanët e turqisë sulmonin Konstadinopojën, por të njëjtën gjë nuk ia mbajti ta bënte ndaj godinës së qeverisë pavarësisht dekleratave të tij pompoze të vazhdueshme.

Marshalli u stërmundua gjatë nëpër Shqipëri t’ua mbushë mendjen demokratëve e shqiptarëve se kishte bërë një kongres model dhe shpresoj e besoj fort se me joshje, kërcënime, mashtrime, shantazhe, intriga, dhunë do të imponohet me vendime verbale përtej statutit siç ka bërë gjithmonë për shkarkimin e drejtuesve të PDSH-së të zgjedhur me votë konform statutit të votuar adhe nga ai vetë.
Çfarë paradoksi!

Mori disa renegatë të larguar nga PDSH, të cilët formuan parti të tjera para zgjedhjeve e që figurojnë kryetar të tyre edhe sot në gjykatë dhe i bëri antar të keshillit kombëtar të foltores duke i amnistuar publikisht për dëmin e madh sistematik që i kanë shkaktuar PDSH-së nëpër fushatat elektorale.

Çfarë melodrame!
Marshall Berisha u bë pjesë e shtëpisë së lirisë, por këtë emër ia rrembeu Ilir Metaj, i cili e konvertoj brenda nate LSI-në parti të lirisë.

Pas deshtimit për uzurpimin e grupit parlamentar nongrata i mbërthyer nga paniku se po mbetet zyrtarisht jashtë loje ka filluar kalkulimin që me çdo çmim të mbetet aktor politik prandaj ka ideuar keqpërdorimin e grupit të deputetëve që i ka mashtruar dhe i ka pas qerres se vet.

Me qellimin gjoja të themelimit të frontit opozitar parlamentar ai ka përgatitur një strategji që fillon me krijimin e grupit të ri parlamentar të demokratëve, dhurimin e disa prej deputetëve partisë së lirisë për ta bërë me grup parlamentar, kurse të tjerët do t’i shpërndajë në siglat e partive të tjera, kryetarët e të cilave i ka në këshillin kombëtar të foltores, pra Marshalli po luan me grupin e tij lojën e kungulleshës dhe i përdor deputetët si manekinë, thjesh numra.

Çfarë komedie!
Grupi parlamentar i PDSH-së është i ndarë në tre grupime.

Grupi i madh zyrtar i Bashës, më i madhi që i rikonfirmua edhe njëherë, grupi berishist që ka mbetur në të njëjtin stad pavarësisht përpjekjeve të Berishës për të bërë realitet dekleratat e tij se kam shumicën dhe grupi asnjanës.

Turp për të gjithë ata deputetë që kanë marrë voten e sovranit nën siglën e PDSH-së e tani do të bëhen argatë të akrobacive politike të Sali Berishës për mbijetesën e tij në krah të atyre që themeluan parti para zgjedhjeve për t’i shkaktuar dëm PDSH-së dhe i shërbyen PS -së duke ia dhuruar mandatin e tretë e tani na hiqen si shpetimtarë dhe me pompozitet deklarojnë se do ta rrëzojnë qeverinë që vetë e oksigjenuan duke u bërë skelë e saj për ta mbajtur në këmbë edhe njëherë.

Eshtë momenti të ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht të gjithë deputetëve të mashtruar nga nongrata!
Guxoni!

Bota është e guximtarëve!
Çlirohuni nga Leviathani Berisha!
Mos shpërdoroni votën e demokratëve shqiptarë sepse do do t’u gjykojë historia dhe do të mbeteni përsonazhe skeçesh e barcaletash në të ardhmen e do të përdoreni siç thotë populli për hajgare, sepse nongrata Sali Berisha, misionari i Katovicës kërkon ta kthejë krejt PD-në hajgare e deputetët që i ka në vathën e tij don ti shndërrojë si përsonazhet e gazetës intervista të Koso Kosas.
“Mos e merrni seriozisht”.

Mos e leni Berishën të ju bëjë hajgare.
Lereni Berishën të bëhet hagare vetë.
Deputet të nderuar!

Për hir të së vertetës me duhet ta pohoj se Marshall Berisha deri tani një pjesë prej jush ju ka tregtuar si në tregun e skllevërve, apo më keq në tregun e gjësë së gjallë.

Deputet të nderuar!

Mos e shisni lirinë tuaj.

Keni ende kohë për reflektim për të ruajtur identitetin e sovranitetin.
Kthehuni në shtëpinë tuaj.
Lereni shtëpinë e lirisë e partinë e lirisë.
Mos u bëni pjesë e korit të kukuvajkave që udhëhiqen nga Berisha e Meta për të mbajtur në këmbë Trekëndëshin e Bermudës.

Fillimi i sezionit të ri parlamentar do të shënojë fundin e estradës berishiste.
Ora e drejtësisë po troket.
Laku i batakçinjëve po ngushtohet.
Drejtësia hyjnore do t’i ndëshkojë të dy.
Mekatet e tyre nuk i lan as Teqja e Bulqizës as Baba Tomorri.

Shtepia e lirisë dhe partia e lirisë do të mbeten si panairi i kotësive i Wlliam Thekerit.

Anija e Berishës dhe e Metës do të fundoset si ajo e Robinson Kruzo-së.
Binomi Berisha & Meta do të mbeten si kali i qyqes.

Berisha & Meta, dy brinjët e Trekëndëshit të Bermudës do të përfundojnë si Isufi dhe Istrefi, refren vajtimi i qyqes së shkretë:
“Kuku Isuf, kuku Istref”.
Trekëndëshit të Bermudës po i vjen fundi.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme: E enjte 16 prill 2026!

16 Prill, 2026

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës
Aktualitet

U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

15 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com