InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

2 Bajlozë në Vlorë, bekohen nga Sekti Rama!

31 Gusht, 2022
in InfoPress, Opinione
A A
2 Bajlozë në Vlorë, bekohen nga Sekti Rama!

Nga Rezenbrik  SERJANI

2 “Bajlozë të Zinj”, me bekimin e sektit Rama, do e përpijnë Gjirin e Vlorës si prenë e plaçkën e radhës !

Në nofullat e këtyre karakatinave nga Bangladeshi, do të digjen me mijëra litra naftë të papërpunuar, dhe mbetjet e squfurta do të derdhen në atë që vlonjatët dhe Vlora kanë më të shenjtë, në Gjirin e Saj.

Jo vetëm një katastrofë mjedisore, faturë e cila do nxijë identitetin e Vlorës, por do rëndojë mbi të gjithë ne, financiarisht.

Me ardhjen e Përbindëshave Djegësa do preket thëllësisht dinjiteti ynë qytetar, duke u bërë edhe një kosto sociale për Vlorën dhe vlonjatët !

2 Bajlozët e Zinj të bekuar nga sekti Rama do cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë shpirtin e saj, zemrën e saj, identitetin, vlerat, trashëgiminë e saj, dinjitetin e saj !

Nga një Gji i jashtëzakonshëm, sekti bekon transformimin e Gjirit të Vlorës në një “Gji Industrial” !

Me ardhjen e Bajlozave Djegësa, Vlora do të gdhihet e ngryset mbi pellgjet dhe gjurmët e squfurit dhe mbetjeve të naftës së papërpunuar që djegësat emëtojnë çdo orë me mijëra ton.

Edhe kësaj here, siç ka bërë për 9 vite, duke e përdorur Vlorën për interesat e tij, kryetari i sektit e shiti Vlorën, duke e kthyer Gjirin e saj në Plaçkën e Megavjedhjes së radhës !

Per 9 vjet ka damkosur vlerat e saj me pseudo-projektet megakorruptive të rilindjes urbane, duke tjetërsuar çdo hapësirë e identitet të Vlorës, duke shitur e plaçkitur çdo aset të saj !

Bajlozët e Sektit, Bajlozët e Korrupsionit dhe Vjedhjes janë tjetër plaçkitje që i bëhet Vlorës.

Pas Portit, pushtimi i gjirit të Vlorës me dy Lundërtarë Djegësa nafte të papërpunuar, me dy Karakatina Bangladeshase, janë dy nga dhjetra asetet më kuptimplota të Vlorës që janë plaçkitur, transformuar e denatyruar nga vula ogurzezë e sektit Rama.

Çdo ditë Përbindëshat Karakatinë nga Bangladeshi, me bekimin e sektit Rama, do përpijnë çdo orë, çdo metër katror të Gjirit të Vlorës, duke lënë pas metrat e katrorëve të squfurit dhe fëlliqësirat e mbetjeve të naftës së papërpunuar që ato thithin si Lubi, mijëra ton naftë në orë !

Këto Lubi, këta Bajloz të Zinj, do lënë pas për Vlorën dhe Vlonjatët, njollat gjigande të squfurit dhe mbetjeve të naftës, duke shkaktuar katastrofën më të madhe natyrore të parë ndonjëherë, sikurse do jenë dhe përtypësit më të mëdhenj të buxhetit, njësoj simotrat e tyre, inceneratorët.

Këto Karakatina përveçse naftë të papërpunuar e zift, çdo ditë e orë do djegin mrekullinë e gjirit të Vlorës, peisazhin e saj të jashtëzakonshëm, duke masakruar imazhin e saj të bekuar natyror e turistik !

Vlora e paguan Trefish !
Katastrofën Mjedisore të karakatinave që bekon sekti me porosi, Katastrofën Buxhetore e financiare, si pajë e radhës nga kryetari i sektit, sikurse dhe Koston Sociale .

Këto dy shpifësira gjigande llamarine do bluajnë mëshirshëm imazhin e jashtëzakonshem natyror të Vlorës !
Lideri Global e rreshton Vlorën dhe Shqipërinë me standardet e Bangladeshit !
“Bajlozët Djegësa, do e nxijnë Gjirin dhe imazhin turistik të Vlorës, po aq sa i nxirë është sekti dhe megaaferat e tij të korrupsionit dhe vjedhjes !”
Për këtë Plaçkitje që po i bëhet Vlorës, reagimi ynë qytetar do të jetë i të gjitha formave e fronteve !

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com